-
Araghchi: Iranianët dhanë gjak, jo tokë; flijuan më të dashurit e tyre, por jo dinjitetin
Qershor 28, 2025 10:55ParsToday - Pas pjesëmarrjes në funeralin e martirëve të fuqisë së Iranit, ministri i Jashtëm iranian shkroi: “Historia do të shkruajë: Iranianët dhanë gjak, jo tokë; flijuan më të dashurit e tyre, por jo dinjitetin; ata qëndruan dhe rezistuan nën stuhinë e bombave që peshonin disa mijëra ton, por ata nuk u dorëzuan”.
-
Pjesëmarrje e gjerë e popullit iranian në përcjelljen e arkivoleve të 60 dëshmorëve + Foto
Qershor 28, 2025 10:49ParsToday - Teherani sot, të shtunën, ishte arenë e një ceremonie madhështore dhe historike, në të cilën u përcollën arkivolet e më shumë se 60 dëshmorëve të rezistencës, nga komandantë ushtarakë deri te dëshmoret femra dhe fëmijë, me pjesëmarrje madhështore të popullit iranian.
-
Araghchi: ANEA nuk i përmbushi detyrat e saj; e drejta për të mbrojtur interesat kombëtare është e rezervuar
Qershor 28, 2025 09:18ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit në reagim ndaj deklaratave të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shkroi: “Irani rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur interesat, popullin dhe sovranitetin e tij”.
-
A është caktuar ndonjë takim për negociata mes Irani dhe SHBA-ve?
Qershor 28, 2025 08:34ParsToday - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Deri më tani nuk është përcaktuar kurrfarë takimi për negociata me SHBA-në”.
-
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Kancelari gjerman duke mbështetur regjimin gjenocidal sionist, distancohet nga ndërgjegjja e historisë
Qershor 28, 2025 07:55ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Mbështetja e kancelarit gjerman ndaj regjimit gjenocidal sionist, do të thotë se ai jo vetëm që është distancuar nga ndërgjegjja e historisë, por edhe ka treguar mungesë respekti ndaj ndërgjegjes kolektive të kombit gjerman”.
-
Reflektimi i funeralit madhështor të martirëve iranian të nderit në mediat e huaja
Qershor 28, 2025 05:47Pars Today- Associated Press në një raport shkroi: Mijëra zimbajtës të shtunën dolën në rrugët qendrore të Teheranit për të përcjellë trupat e komandantëve të Gardës Revolucionare, komandantëve të tjerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarëve bërthamorë që u martirizuan gjatë luftës 12-ditore me regjimin sionist.
-
Ceremonia përkujtimore e dëshmorëve të luftës 12-ditore me praninë e iranianëve që banojnë në Pakistan dhe theksimi i disfatës së regjimit sionist dhe Amerikës në këtë luftë
Qershor 28, 2025 05:27Pars Today - Një ceremoni mortore për përkujtimin e dëshmorëve mbrojtës të nderit në luftën 12-ditore kundër regjimit sionist u mbajt nga Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Pakistan, në të cilën morën pjesë bashkatdhetarë që banojnë në Islamabad, kryeqytetin e këtij vendi.
-
Araghchi: Kombi iranian nuk do të lejojë kurrë që të tjerët të përcaktojnë fatin e vendit të tij
Qershor 28, 2025 05:11Pars Today- Ministri i Jashtëm iranian, duke deklaruar se kombi iranian e njeh vlerën e vet dhe pavarësinë e vendit të tij, theksoi: Kombi iranian nuk do të lejojë kurrë të tjerët që të përcaktojnë fatin e vendit të tij.
-
Ambasadori iranian në OKB: Kërcënimet e zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë për asgjësime, janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së
Qershor 28, 2025 05:03Pars Today - Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke dënuar fuqimisht deklaratat e paturpshme të zyrtarëve amerikanë dhe sionistë kundër Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit që t'i dënojnë me termat më të forta të mundshme këto kërcënime për asgjësim dhe t'i konsiderojnë deklarata të tilla të paligjshme, të papërgjegjshme dhe terroriste.
-
Irani u bën thirrje shteteve evropiane të sillen me përgjegjësi ndaj regjimin izraelit
Qershor 26, 2025 18:11ParsToday - Ministri i Jashtëm iranian, duke kritikuar ashpër qëndrimet mbështetëse të disa shteteve evropiane ndaj regjimit izraelit dhe dështimin për të dënuar në mënyrë qartë agresionin e regjimit sionist dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, bëri thirrje për një qasje të përgjegjshme dhe të drejtë nga vendet evropiane ndaj veprimeve agresive të vazhdueshme të regjimit sionist.