A është caktuar ndonjë takim për negociata mes Irani dhe SHBA-ve?
-
Sejed Abbas Araghchi, ministër i Jashtëm iranian
ParsToday - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Deri më tani nuk është përcaktuar kurrfarë takimi për negociata me SHBA-në”.
Sipas ParsToday, Sejed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm iranian, të enjten në një emision të posaçëm televiziv, deklaroi se deri më tani nuk është caktuar kurrfarë takimi për negociata me SHBA-në dhe nuk kemi dhënë kurrfarë premtimi në këtë drejtim.
Duke vënë në dukje se politika e Iranit për të hyrë në negociata ishte e saktë, e llogaritur dhe një veprim i mençur, Araghchi deklaroi: “Ne, me këtë veprim, deklaruam se nuk jemi kundër diplomacisë dhe negociatave, por nuk do të luajmë në terrenin e përcaktuar nga pala tjetër. Në vend të negociatave të drejtpërdrejta, ne propozuam negociata inderekte dhe ndryshuam kushtet e negociatave në avantazhin tonë. Me këtë qasje, ne hymë në negociata, rregullat e të cilave i kishim përcaktuar vetë”.
Sejed Abbas Araghchi duke iu referuar agresioneve të fundit të regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit dhe duke deklaruar se armiqtë ushtruan presione të ndryshme për ta privuar popullin iranian nga të drejtat e përfitimit nga teknologjia atomike për qëllime paqësore, shtoi: “Të gjithë iranianët e mbrojtën vendin të bashkuar”.
Ministri i Jashtëm iranian duke theksuar se fjala “dorëzim” është tërësisht e huaj dhe e papranueshme për Iranin: “Kjo qëndresë do të mbetet e paharruar në historinë e Iranit, për arsye se një superfuqi që posedon armë bërthamore dhe regjimi sionist që ka gjithashtu armë bërthamore të padeklaruara, si dhe të gjithë fuqitë evropiane janë mobilizuar dhe kanë bashkëpunuar për ta thyer, mposhtur dhe gjunjëzuar Iranin dhe popullin iranian në mënyrë që t’i japin fund një rezistence dhe një lufte gati 50 vjeçare kundër hegjemonisë së Amerikës, mirëpo dështuan dhe nuk patën sukses”.
Araghchi duke vënë në dukje faktin se këto 12 ditë (që na fillimi i agresionit të regjimit sionist kundër Iranit deri në imponimin e ndërprerjes së luftës për këtë regjim), do të regjistrohen si simbol i rezistencës dhe qëndresës në histori dhe faktin se në Iran ekzistonte një koordinim i plotë mes terrenit të luftës dhe diplomacisë, tha: “Politika jonë ishte kjo që nëse armiku do të ndalë agresionin pa kurrfarë parakushti, edhe Irani do të ndalë veprimet e tij në kundërpërgjigje të agresionit”.
Ministri i Jashtëm iranian shtoi: “Ku mbetën të drejta ndërkombëtare? Ku mbetën ligjet ndërkombëtare? Asnjë deklaratë e vetme kundër regjimit sionist nuk është lëshuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB!!!”
Araghchi gjithashtu duke thënë se ishte regjimi sionist ai që kërkoi ndërprerjen e operacioneve dhe theksoi: “Në postimin që publikova në X, u tha se ne nuk e pranojmë armëpushimin, sepse armëpushimi është produkt i një procesi negociatash ose rezultat i një marrëveshjeje midis dy palëve për të ndaluar operacionet luftarake, pas bisedimeve dhe negociatave. Ne nuk pranojmë asnjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve në kuptimin e një marrëveshjeje. Por nëse regjimi sionist nuk vazhdon sulmet e tij, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë kundërpërgjigjet. Në fakt, ajo që pranuam ishte kjo. Vendimet e ardhshme do të merren më pas”.
Ai theksoi: “Ne e informuam në mënyrë serioze regjimin sionist se Irani nuk është Liban dhe se çdo shkelje e armëpushimit do të shoqërohet me kundërpërgjigje të shpejt dhe precize”.