-
Araghchi thekson nevojën e mobilizimit të të gjitha shteteve për të ndalur agresionin e Izraelit
Dhjetor 12, 2024 04:40Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shkroi në platformën sociale X: "Mobilizimi i menjëhershëm dhe efektiv i vendeve të rajonit dhe uniteti i tyre është i nevojshëm për të ndalur agresionin e regjimit sionist dhe shkatërrimin e Sirisë."
-
Veprimet izraelite duhet ta shtyjnë OKB-në të rishqyrtojë anëtarësimin e regjimit sionist
Dhjetor 11, 2024 16:27Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, tha se Izraeli është një kërcënim i vërtetë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, veprimet e të cilit duhet t'i shtyjnë të gjithë anëtarët e OKB-së të rishqyrtojnë anëtarësimin e këtij regjimi në organizmin botëror, në përputhje me nenin 6 të Kartës së OKB.
-
Avioni i prodhuar nga Irani fluturon mbi Gjirin Persik
Dhjetor 11, 2024 16:16Avioni i prodhuar nga Irani i quajtur Simorgh, është zbuluar për publikun në një shfaqje të aviacionit që po mbahet në Iranin jugor.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Zhvillimet në Siri rezultat i dhomës së komandës së përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist/Rezistenca do ta përfshijë të gjithë rajonin
Dhjetor 11, 2024 09:45Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar shtresa të ndryshme të zhvillimeve të fundit në Siri, ka paraqitur edhe një herë logjikën e pranisë së Iranit në Siri, ka shpjeguar procesin e ardhshëm të zhvillimeve të rajonit si dhe mësimet dhe eksperiencat e zhvillimeve të Sirisë, ndërsa theksoi: "Këto zhvillime janë rezultat i një plani amerikano-sionist".
-
Irani hedh poshtë akuzat e fundit të trojkës evropiane në lidhje me programin e tij bërthamor
Dhjetor 11, 2024 02:50Irani ka hedhur poshtë akuzat e fundit të tre vendeve evropiane në lidhje me programin e tij paqësor bërthamor, duke thënë se do të japë një përgjigje të përshtatshme për çdo lëvizje konfrontuese.
-
Irani: Është kritike që militantët sirianë të mbajnë distancë nga Izraeli
Dhjetor 10, 2024 16:45Zëdhënësja e qeverisë iraniane tha se Teherani po monitoron nga afër sjelljen e militantëve që detyruan presidentin sirian Bashar al-Assad të largohet nga pushteti, duke theksuar se distancimi i tyre nga Izraeli është një faktor kritik në përcaktimin e qasjes së Iranit ndaj sundimtarëve të rinj në Damask.
-
Shefi i IRGC: Fuqia e Iranit nuk zvogëlohet pas rënies së qeverisë siriane
Dhjetor 10, 2024 16:43Komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) gjeneralmajor Hossein Salami tha se Irani nuk ishte dobësuar pas zhvillimeve në Siri që çuan në rënien e qeverisë së Bashar Asadit.
-
Libri "Xhaxha Kasem" që prezanton dëshmorin Kasem Solejmani arriti botimin e 115-të në Iran
Dhjetor 10, 2024 15:02ParsToday - Libri “Xhaxha Kasem” për fëmijë dhe adoleshentë, ka arritur botimin e 115-të në Iran. Muhamed Ali Xhaberi, autori iranian i librit “Xhaxha Kasem”, është përpjekur t'i njohë fëmijët dhe adoleshentët me aspekte të ndryshme të karakterit dhe personalitetit të gjeneral-lejtnant dëshmor Haxh Kasem Solejmani duke rrëfyer 20 tregime.
-
Irvani: Çdo kërcënim për zbatimin e mekanizmit "këmbëza" do të përballet me reagimin vendimtar të Teheranit
Dhjetor 10, 2024 14:45ParsToday - Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara reagoi në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në lidhje me akuzat e Trojkës Evropiane kundër Teheranit dhe deklaroi: "Çdo kërcënim për zbatimin e "mekanizmit këmbëza" jo vetëm që është joproduktiv, por do të përballet me përgjigjen vendimtare të Iranit".
-
Araghchi kritikon veprimet jokonstruktive të disa anëtarëve të agjencisë
Dhjetor 10, 2024 04:14Ministri i Jashtëm i Iranit iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe tha: Republika Islamike e Iranit është ende e gatshme për bashkëpunim konstruktiv me agjencinë brenda kornizës së përcaktuar teknike.