Ushtria iraniane pengon destrojerët armik të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit
-
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Ushtria e Republikës Islamike të Iranit njoftoi se ka penguar destrojerët armik të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas ParsToday, Zyra për marrëdhënie me publikun e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se Marina e Ushtrisë së Iranit u ka dhënë një paralajmërim të prerë dhe të shpejtë destrojerëve të armikut amerikano-sionist.
Ky paralajmërim i pengoi destrojerët e armikut të hynin në Ngushticën e Hormuzit.
Admirali Shahram Irani, komandant i Marinës Iraniane, tha së fundmi se forcat e armatosura iraniane e kanë mbyllur Ngushticën e Hormuzit nga "Deti Arabik".
Admirali Shahram Irani paralajmëroi se "nëse armiqtë na dalin përpara, ne do të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip