May 05, 2024 11:23 Europe/Tirane
  • Partia Komuniste Tudeh e Iranit
    Partia Komuniste Tudeh e Iranit

Pars Today- Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, veprimtaria e partisë komuniste Tudeh, e cila ishte e ndaluar gjatë regjimit të Shahut, rifilloi aktivitetin pas tridhjetë vjetësh.

Por anëtarët e kësaj partie vazhduan të përpiqeshin të siguronin interesat jolegjitime të Bashkimit Sovjetik në Iran. Ata kryen aktivitete të tilla si spiunazhi, tentativa për grusht shteti dhe bashkëpunimi me Bashkimin Sovjetik për të shpëtuar regjimin Baath të Irakut pas sulmit në Iran. Partia Tudeh e Iranit u formua në vitin 1320 me ideale komuniste. Por nuk kaloi shumë kohë që kjo parti u bë agjente dhe mercenare e Bashkimit Sovjetik në Iran dhe për këtë populli mysliman i Iranit nuk e mirëpriti kurrë. Partia Tudeh tradhtoi procesin e nacionalizimit të industrisë së naftës në Iran dhe kërkoi t'ia dorëzonte naftën e veriut të Iranit Bashkimit Sovjetik në këmbim të koncesionit të naftës së jugut, Anglisë, për të vendosur kështu një ekuilibër. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, veprimtaria e partisë Tudeh, e cila ishte e ndaluar gjatë regjimit të Shahut, rifilloi pas tridhjetë vjetësh. Por anëtarët e kësaj partie vazhduan të përpiqeshin të siguronin interesat jolegjitime të sovjetikëve në Iran, duke përfshirë edhe spiunimin për ta. Kështu që në rrëfimet e liderëve të partisë Tudeh, u vërtetua bashkëpunimi i kësaj partie me Bashkimin Sovjetik dhe madje u bë e qartë se ambasadori sovjetik në Teheran ishte ai që kishte miratuar përfundimisht vendimet e komitetit qendror të partisë Tudeh. Pas këtyre rrëfimeve dhe informacionit të marrë nga forcat e sigurisë për rolin sovjetik në komplotin kundër Republikës Islamike, veçanërisht duke pasur parasysh mbështetjen e madhe të Bashkimit Sovjetik ndaj Sadamit në luftën kundër Iranit, tetëmbëdhjetë persona nga ambasada sovjetike në Iran u urdhëruan të dëbohen. Pasi sovjetikët dështuan në arritjen e qëllimeve të tyre në Iran, me bashkëpunimin e agjentëve të tij të brendshëm në ushtri, Bashkimi Sovjetik mori pjesë në një komplot për përmbysjen e Republikës Islamike. Por me vigjilencën e forcave iraniane në ushtri dhe forcat e sigurisë, ky komplot u neutralizua. Pas zbulimit të rolit të Partisë Tudeh të Iranit në komplotin sovjetik kundër Republikës Islamike të Iranit në vitin 1361, zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit konstatuan se vazhdimi i veprimtarisë së kësaj partie ishte kundër interesave të sistemit dhe shpallën shpërbërjen e partisë Tudeh. Nurudin Kianuri, një nga udhëheqësit e partisë Tudeh, thotë: “Për mendimin tonë, shkeljet në kuadër të spiunazhit-tradhti-shkeljes, janë shumë të rënda dhe sa për mendimin tim, Republika Islamike ka të drejtë të [aplikojë] dënimet më të rënda për këto shkelje”. Para Revolucionit Islamik iranian në vitin 1979 dhe krijimit të Republikës Islamike në Iran, Iraku i përkiste Bllokut Lindor (Sovjetik) dhe Irani i përkiste Bllokut Perëndimor (Amerikës). Bashkimi Sovjetik mendonte se me fitoren e Irakut ndaj Iranit, Irani do të ishte ndër vendet e Bllokut Lindor. Bashkimi Sovjetik ka qenë eksportuesi më i madh i pajisjeve ushtarake në Irak.

Tags