Martirizohet presidenti Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacioni shoqërues
https://parstoday.ir/sq/news/iran_cultural-i158294-martirizohet_presidenti_sejed_ebrahim_raisi_dhe_delegacioni_shoqërues
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacioni që e shoqëronte, ranë dëshmorë në rrugën për t'i shërbyer populli, për shkak të rrëzimit të helikopterit të tyre në rajonin "Varzeghan" të provincës Azerbajxhani Lindor.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
May 20, 2024 07:45 Europe/Tirane
  • Martirizohet presidenti Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacioni shoqërues

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacioni që e shoqëronte, ranë dëshmorë në rrugën për t'i shërbyer populli, për shkak të rrëzimit të helikopterit të tyre në rajonin "Varzeghan" të provincës Azerbajxhani Lindor.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, helikopteri që transportonte presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacionin e tij shoqërues, i cili dje shkoi në Azerbajxhanin Lindor për të vizituar digën Khoda Afarin dhe për të përuruar disa projekte kombëtare dhe provinciale, gjatë rrugës nga kjo digë për në vendin e përurimit të “Rafinerisë së Tabrizit” pësoi një aksident ajror dhe helikopteri i tij u rrëzua për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajonin e Varzeghan. Pavarësisht dërgimit të dhjetëra ekipeve të shpëtimit të reagimit të shpejtë për t’i ardhur në ndihmë presidentit dhe shoqëruesve të tij, përpjekjet për gjetjen e helikopterit të rrëzuar zgjatën për orë të tëra për shkak të terrenit me mjegull dhe zonës së vështirë malore dhe pyjore. Më në fund, mëngjesin e kësaj të hëne, grupet e ndihmës së shpejtë dhe Gjysmëhëna e Kuqe zbuluan helikopterin e rrëzuar duke përdorur dron gjurmues iranian. Në këtë aksident ajror, ranë dëshmor Presidenti Sejed Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, duke përfshirë Hussein Amir Abdollahian Ministri i Punëve të Jashtme, Ajetullah Sejed Muhamed Ali Al-Hashem Imami i Xhumasë i Tabrizit, Malek Rahmati Guvernatori i Azerbajxhanit Lindor, si dhe ekipi i sigurisë së presidentit, pilotët dhe ekuipazhi i helikopterit. Pas këtij aksidenti, kabineti qeveritar mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme. Kabineti qeveritar do të informojë kombin e madh dhe besnik të Iranit për kohën dhe vendin e saktë të ceremonisë së zisë për presidentin martir dhe dëshmorët që e shoqëronin atë.