Funerali i presidentit dhe shoqëruesve të tij në Tabriz
Ceremonia e martirizimit të Ebrahim Raisit, Presidentit Dëshmor të Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionit shoqërues do të mbahet sot në orën 9:30 nga sheshi Shahada në qytetin Tabriz.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, populli besnik i Tabrizit sot do të marrë pjesë në funeralin e presidentit dhe shoqëruesve të tij. Më pas, trupi i presidentit do të dërgohet në qytetin Kum, për të cilin do të mbahet një ceremoni zie në faltoren e shenjtë të Hazretit Fatime Masoumeh (sa) dhe më pas në xhaminë e Xhemkaranit. Po ashtu, ceremonia e lamtumirës së popullit të Teheranit me trupat e dëshmorëve do të mbahet sot në mauzolen e Imam Khomeinit (RA) në Teheran. Ceremonia e lutjes për trupin e presidentit dëshmor Ajetullah Raisi dhe dëshmorëve të tjerë që e shoqëronin atë do të mbahet nesër në orën 07:30 në Universitetin e Teheranit. Pas kësaj, trupat e dëshmorëve do të shoqërohen nga Universiteti i Teheranit deri në sheshin Azadi. Nesër në orën 16:00 do të mbahet ceremonia përkujtimore e dëshmorëve me praninë e delegacioneve të larta të huaja. Populli i nderuar i provincës së Khorasanit Jugor do t’i thotë lamtumirën Presidentit në një ceremoni që do të mbahet të enjten në Birjand nga ora 08:00 dhe më pas ai do të transferohet për varrim në Mashhadin e shenjtë. Shumë zyrtarë të huaj do të udhëtojnë në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve Ajetullah Raisi dhe Hussein Amir Abdollahian. Helikopteri me zotin Raisi, i cili dy ditë më parë kishte shkuar në Azerbajxhanin Lindor për të vizituar "Digën Khodaafrin" dhe për të inauguruar disa projekte kombëtare dhe krahinore, pësoi një aksident teksa po largohej nga kjo digë për në "Rafinerinë e Tabrizit" për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Në këtë aksident ajror, z. "Sejed Ebrahim Raisi" Presidenti dhe shoqëruesit e tij duke përfshirë z. "Hussein Amir Abdollahian" Ministri i Punëve të Jashtme, "Ajetullah Sejed Muhammad Ali Al Hashim" Imami i Xhumasë i Tabrizit, "Malek Rahmati" Guvernatori i Azerbajxhanit Lindor dhe gjithashtu pilotët dhe ekuipazhi i fluturimit të helikopterit, ranë dëshmorë.