Prill 21, 2024 11:42 Europe/Tirane
  • Ushtria e Iranit + FOTO

Pars Today- Ushtria e Republikës Islamike të Iranit është organi kryesor i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Detyra kryesore e ushtrisë është të "mbrojë pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. "

Sot, ushtria iraniane përbëhet nga 4 forca tokësore, marina, forca ajrore dhe forca mbrojtëse ajrore, të cilat, së bashku me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike dhe komandën policore, formojnë forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas nenit 143 të Kushtetutës iraniane, ushtria është përgjegjëse për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit dhe sistemit të Republikës Islamike.
Sipas nenit 144 të Kushtetutës iraniane, ushtria duhet të jetë islamike, akademike dhe popullore.
Sipas nenit 145 të Kushtetutës iraniane, një shtetas i huaj nuk mund të regjistrohet në ushtri apo në forcën policore të Iranit.
Sipas nenit 146 të Kushtetutës iraniane, ngritja e ndonjë baze ushtarake të huaj në Iran, qoftë edhe për përdorime paqësore, është e ndaluar.
Sipas nenit 147 të Kushtetutës iraniane, në kohë paqeje, qeveria duhet të përdorë personelin e ushtrisë dhe pajisjet teknike për ndihmë, trajnim, prodhim dhe ndërtim, në përputhje të plotë me standardet e drejtësisë islame.
Sipas nenit 151 të Kushtetutës iraniane, qeveria sipas standardeve islamike është e detyruar të ofrojë programe dhe struktura të trajnimit ushtarak për të gjithë njerëzit në vend.
Marina iraniane njihet si një nga forcat detare më të fuqishme në botë
Ushtria iraniane arriti shumë suksese në luftën e imponuar nga Iraku ndaj Republikës Islamike në kohën e Sadam Huseinit.
Ushtria iraniane ka origjinë vendase dhe buron nga shoqëria iraniane
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në shoqërinë iraniane konsiderohet simbol i islamizmit, patriotizmit dhe demokracisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit së bashku me komandantët ushtarakë gjatë parakalimit të ushtrisë
Ushtria iraniane thekson respektimin e etikës së luftës
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit plotëson vetë nevojat e saj dhe investon në teknologjitë e bazuara në dije dhe njohuri

 

 

Tags