-
Trupat izraelite kryejnë ekzekutime në terren, dëbojnë palestinezët nga Xhenini
Janar 24, 2025 06:01"Në ditën e tretë të sulmit të madh të Izraelit në kampin e refugjatëve në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Xhenin, palestinezët u nënshtrohen shpërnguljeve të detyruara, arrestimeve masive dhe ekzekutimeve në terren," raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
-
Stuhia e dorëheqjeve të komandantëve të luftës së Gazës trondit më tej Izraelin
Janar 24, 2025 05:54Gazeta më e madhe izraelite "Yedioth Ahronoth" ka renditur figurat më të larta ushtarake izraelite që kanë dhënë dorëheqjen për dështimet në prag të luftës së Gazës dhe pas saj.
-
Shefi i NATO-s: Evropa është e gatshme të paguajë faturën për armët amerikane për Ukrainën
Janar 24, 2025 05:47Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka kërkuar SHBA-së që të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të luftuar Rusinë, duke thënë se evropianët me siguri do ta paguajnë faturën.
-
Trump anulon mbrojtjen për Pompeon, Brian Hook-un dhe Boltonin
Janar 24, 2025 05:41Presidenti amerikan Donald Trump ka revokuar mbrojtjen e sigurisë së qeverisë për ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe ish-të dërguarin për Iranin, Brian Hook.
-
Raporti: Google ka punuar direkt me Izraelin në shërbimet e inteligjencës artificiale gjatë luftës në Gazë
Janar 23, 2025 12:40Gjiganti amerikan i teknologjisë, Google, ka punuar direkt me Izraelin dhe i ka siguruar regjimit më shumë qasje në shërbimet e inteligjencës artificiale që nga fillimi i luftës së tij gjenocidale kundër palestinezëve në Rripin e bllokuar të Gazës, raportojnë mediat amerikane.
-
Zyrtari i UNHCR-së: Irani duhet të prezantohet si model për t'u ndjekur në pritjen e refugjatëve
Janar 23, 2025 12:39Irani duhet të prezantohet si një model për pritjen e refugjatëve në botë, thotë një zyrtar i lartë i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
-
Rishfaqja e komandantit të Hamasit në video hedh poshtë pretendimin izraelit për vrasjen e tij
Janar 23, 2025 12:37Rishfaqja e një komandanti të lartë të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas në një video ka hedhur poshtë pretendimin e ushtrisë izraelite për vrasjen e tij në Rripin e Gazës veriore majt e kaluar.
-
Princi i Kurorës Saudite premton 600 miliardë dollarë investime gjatë një telefonate me Trump
Janar 23, 2025 12:35Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i mbretërisë arabe, i ka thënë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë në Riad 600 miliardë dollarë investime gjatë katër viteve të ardhshme.
-
Teherani mirëpret lirimin e ekuipazhit të anijes së lidhur me Izraelin nga Jemeni; Meksika falënderon Iranin për ndërmjetësimin
Janar 23, 2025 12:33Irani ka mirëpritur masën e fundit të Jemenit për lirimin e ekuipazhit të një anijeje transporti të lidhur me Izraelin që ishte konfiskuar menjëherë pasi regjimi i Tel Avivit filloi luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës.
-
Ansarullah ka hedhur poshtë cilësimin si organizatë terroriste: 'Të jesh në listën e miqve të SHBA-së është shumë më provokuese"
Janar 23, 2025 12:31Nasr al-Din Amer, zëvendës shefi i shërbimit të shtypit të Ansarullah, të enjten tha se klasifikimi i fundit i SHBA-së për Ansarullah si një organizatë terroriste do të dështojë përfundimisht, ashtu si përpjekjet e tyre për t'u përballuar grupin në det që kanë përfunduar me disfatë.