Shtator 19, 2023 20:52 Europe/Tirane
  • Ushtarët sionistë hapin zjarr ndaj palestinezëve/ martirizohet një i ri palestinez

Ushtarët e regjimit sionist kanë qëlluar mbi palestinezët që po protestonin në lindje të Rripit të Gazës dhe vranë një të ri palestinez.

Përveç kësaj, ushtarët sionistë hodhën gaz lotsjellës ndaj palestinezëve që po demonstronin në lindje të Rripit të Gazës. Burimet lokale raportuan se ushtarët e regjimit sionist, të vendosur në kullat e vëzhgimit pas telave me gjemba midis Rripit të Gazës dhe territoret e pushtuara, qëlluan mbi protestuesit palestinezë dhe hodhën gaz lotsjellës në zonën Melkeh, që ndodhet në lindje të Rripit të Gazës. Në zona të tjera të Rripit të Gazës, si Abu Fasafia Lindore, Xhabalia Lindore, Khan Yunis Lindore dhe Rafah Lindor që ndodhen në lindje të Rripit të Gazës, janë raportuar gjithashtu demonstrata palestineze dhe të shtëna me armë nga ushtarë sionistë ndaj demonstruesve palestinezë. Të rinjtë palestinezë në Khan Yunis kanë shpërthyer 3 mjete shpërthyese të improvizuara pranë barrierës me tela me gjemba midis  kampit Al-Awda që ndodhet pranë territoreve të pushtuara. Palestine Today raportoi gjithashtu se gjatë konfliktit midis ushtarëve të Regjimi sionist dhe të rinjve palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës, janë plagosur të paktën 4 palestinezë. 

Tags