Janar 31, 2024 12:55 CET

Martirizimi i luftëtarit palestinez Saleh al-Arouri Saleh al-Arouri dhe shokët e tij, Samir Afandi (Abu Amer) dhe Azzam al-Aqra, dhe dëshmorët Zaki Shahin, Mohammed al-Reis, Mohammed Bshasha dhe Ahmed Hamud, u vranë në një sulm izraelit me dron në kryeqytetin libanez Bejrut.

Akti i tmerrshëm i terrorit erdhi pasi fushata e gjenocidit të regjimit izraelit kundër palestinezëve në Rripin e rrethuar të Gazës ka kaluar tre muaj, duke lënë pas më shumë se 22,000 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë. Për shkak të pozitës së tij të lartë në kampin e rezistencës palestineze, agjencia izraelite e spiunazhit Mossad e kishte caktuar Saleh al-Arourin si një objektiv kyç, të cilin gazeta izraelite Yedioth Ahronoth në raportin e 25 tetorit, e ka vendosur atë në një listë me gjashtë liderët kryesorë të Hamasit që janë kryqin e zjarrit të Izraelit.

Pavarësisht se u përball me vite burgimi, torturash dhe tentativash të shumta për ta vrarë, ai kurrë nuk u dorëzua dhe nuk u tërhoq. Besimi dhe bindja e tij e palëkundur në lëvizjen e rezistencës palestineze e tronditi armikun sionist. Vrasja e al-Arouri ne një sulm izraelit me dron u dënua nga Hamasi e cila u quajt një "vrasje frikacake" dhe një përpjekje e kotë për të thyer vullnetin dhe rezistencën e popullit palestinez. Al-Arouri nuk iu dorëzua kurrë kërcënimeve izraelite për ta vrarë atë. Sipas tij, si një luftëtar i rezistencës, martirizimi ishte një dhuratë pasi ai ishte gati të sakrifikohej për një "kauzë të duhur dhe të drejtë që është çlirimi i Palestinës.

 

Tags