Qershor 15, 2024 16:34 Europe/Tirane
  • Imam Khomejni: Njeriu, një qenie e krijuar prej dashurisë

Ajo çfarë bëhet shkak për lidhjen e njeriun dhe Zotit, është dashuria e natyrës qenësore të cilën Zoti i madhëruar e ka vendosur në qenien e njeriut, për arsye se Ai e do njeriun dhe e krijon atë në mënyrë që të komunikojë me të, prandaj njerëzit janë krijuar për të bashkëbiseduar me Zotin.

(Rileximi i pikëpamjeve të themeluesit të Revolucionit Islamik)

Çdo qenie ka një përfundim, mirëpo ky përfundim në lidhje me njeriun, sipas shkollës së gnosticizmit të Imam Khomejnit (ra), është një temë tjetër. Në të menduarin e Imam Khomejnit (ra), teoria dhe veprimi nuk janë të ndara nga njëri-tjetri. Imam Khomejni (ra) përfundimin e njeriut e konsideronte të shtrirë deri në fushën e shfaqjes dhe manifestimit të atributeve hyjnore. Kjo që njeriu të kuptojë se nga ka ardhur dhe ku po shkon dhe si duhet të shkojë, është pikërisht karakteristika e dallimit të tij nga krijesat e tjera.  

E vërteta e njeriut është në atë mënyrë që ai mund të bëhet manifestim i të gjitha emrave dhe virtyteve të larta hyjnore dhe njëherit me vullnet dhe lirinë e zgjedhjes, të kalojë të gjitha fazat dhe shkallët e zhvillimit shpirtëror. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë temë, thotë: "Nëse dikush i kushton vëmendje zhvillimit shpirtëror dhe ky përkushtim bëhet shkak për lindjen e egoizmit të tij, atëherë kjo vëmendje e madhe ndaj vetës bëhet shkak për rënien e tij në rrugën e zhvillimit shpirtëror, për arsye se ai nuk ka heq dorë nga vetja e tij".

Ata të cilët e perceptojnë dhe pranojnë dashurinë hyjnore, gjithnjë janë të mishëruar me kënaqësinë hyjnore ndërkohë që shikimin dhe zemrën e vet e përkushtojnë vetëm drejt Zotit të madhëruar, prandaj, pikërisht për këtë arsye edhe dashuria e tyre ndaj të tjerëve është hyjnore dhe ata në shkëmbim të shërbimit që bëjnë për të tjerë, nuk presin kurrfarë shpërblimi. Ata nuk i shfrytëzojnë të tjerët si shkallë për t'u ngjitur vetë më lartë dhe tregojnë dashuri ndaj të gjitha krijesave të tjera, për arsye se të gjithë i konsiderojnë krijesë të Zotit të cilin e adhurojnë dhe e dashurojnë vetë ata.

Zjarri i dashurisë dhe drita e të vërtetës (Zotit) në të menduarin e Imam Khomejnit (ra) është rruga e cila e dërgon njeriun në përkryerje. Marrja e ngjyrës hyjnore do të thotë që njeriu të shfrytëzojë dritën e të vërtetës (Zotit) dhe ta lidhë zemrën e vet me dashurinë ndaj Zotit. Në të menduarin e Imam Khomejnit (ra) as mendja pa dashuri dhe as dashuria pa mendje, nuk e dërgojnë njeriun në përkryerje.

Imam Khomejni (ra) thotë: "Njeriu është një qenie e krijuar nga dashuria dhe çdo njeri në natyrën e tij qenësore është kërkues i Zotit dhe është i dashuruar te Zoti. Një dashuri kjo e cila nëse zhvillohet dhe arrin në lulëzim, atëherë e harmonizon njeriun me Zotin".

Ajo që bëhet shkak për lidhjen e njeriut dhe Zotit, është dashuria e natyrës qenësore të njeriut të cilën Zoti i madhëruar e ka vendosur në qenien e njeriut, për arsye se Zoti e do njeriun dhe e ka krijuar atë në mënyrë që të komunikojë me të. Njerëzit janë krijuar për të bashkëbiseduar me Zotin.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, realizohet dashuria e vërtetë ndërkohë nga bashkimi i dritës së të vërtetës dhe zjarrit të dashurisë, realizohet besimi te Zoti dhe Imam Khomejni (ra) e konsideron këtë manifestim si "drita e besimit".

Dr. Fatima Tabatabaij

Teksti i më sipërm është një pjesë e shkëputur nga ligjërata e Dr. Fatima Tabatabaij, themeluese e Shoqatës Shkencore të Gnosticizmit Islamit të Iranit dhe drejtoresh e departamentit të gnosticizmit islam në qendrën hulumtuese "Imam Khomejni dhe Revolucionit Islamik", e mbajtur në konferencën profesionale për studimin e dashurisë nga pikëpamja e gnostikëve myslimanë, të zhvilluar në Universitetin Bu Ali Sina të qytetit Hamedan në Iran.

 

Tags