Qershor 15, 2024 19:11 Europe/Tirane
  • Pse Zoti i mëshirshëm ka krijuar ferrin?
    Pse Zoti i mëshirshëm ka krijuar ferrin?

Projektimi dhe planifikimi i gjithësisë është sipas mëshirës së Zotit të madhëruar, Zoti i cili rregullon dhe sistemon çdo gjë, që nga qiejt e deri te bota e materies. Zoti i çdo herë kur dëshiron të dënojë një individ ose një grup, paraprakisht bënë inxhinierinë dhe planifikimin përkatës, ndërsa edhe kjo është nga mëshira e Tij.

Ajetullah Xhavadi Amoli, komentuesi i madh i Kur'anit të shenjët, në ligjërimin e tij në lëndën e komentimit të Kur'anit në lidhje me suren Ar-Rahman, ka prezantuar disa çështje interesante në lidhje me mëshirën, drejtësinë dhe dënimin e Zotit të madhëruar.

Ai thotë se sipas transmetimit të Imam Saxhad (a.s.), stërnipit të Profetit të nderuar të Isalmit, në lidhje me mëshirën e Zotit, duhet ditur se projektimi i gjithësisë është në përputhje me mëshirën e Zotit, i cili rregullon dhe sistemon çdo gjë që nga qiejt e deri te bota e materies. Zoti i çdo herë kur dëshiron të dënojë një individ ose një grup, paraprakisht bënë inxhinierinë dhe planifikimin përkatës, ndërsa edhe kjo është nga mëshira e Tij.

Ajetullah Xhavadi Amoli vë në dukje se nëse Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë thotë:

«وَ لَكُمْ فِی الْقِصَاصِ حَیاةٌ یا أُوْلِی الألْبَابِ»

"O të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit)".

Pra, ky dënim dhe ndëshkim i rëndë për vrasësin është i dhimbshëm dhe shumë i hidhur, mirëpo njëkohësisht është drejtësi dhe mëshirë për shoqërinë.

Zoti i madhëruar çdo herë kur dëshiron ta ndëshkojë dikën, në të vërtetë nuk dëshiron të hakmerret ose të mbjellë urrejtje, por ose dëshiron ta zgjojë atë ose dëshiron të marrë nga ai të drejtën e dikujt tjetër! Pra, nuk është kështu që ky veprim të jetë një dhunë ose dhimbje nga ana e Tij. Zoti është drejtësia absolute dhe drejtësi në fakt është mëshirë.

Ajetullah Xhavadi Amoli duke vënë në dukje faktin se surja Ar-Rrahman njihet se "nusja e Kur'anit" të shenjtë, ka thënë: "Fakti se kjo sure është quajtur me emrin e bekur "Ar-Rahman", konsiderohet "nusja e Kur'anit", është për këtë arsye se rregullon dhe sistemon çdo gjë në vendin e vet. Nuk është kështu që Zoti i madhëruar të flasë vetëm për parajsën dhe të lavdërojë mirësitë dhe begatitë e parajsës, ndërsa në lidhje me ferrin të thotë për shembull, tregoni durim dhe pritni! Të dy meritojnë të lavdërohen në vendin e vet.

Në këtë sure të Kur'anit të shenjtë nuk janë të paktë ajetet që flasin për dënim dhe ndëshkim. Nëse nuk do të ekziston ferri, atëherë do të ishte një mangësi për ekzistencën, për arsye se në lidhje me të gjithë këta tiranë dhe të padrejtë që kanë shkelur të drejtën e njerëzve të shtypur dhe viktimave në botë, si do të vendosej dhe zbatohej drejtësia? Prandaj, Zoti i mëshirshëm, në një vend projekton parajsën dhe në një vend projekton ferrin dhe që të dy janë në bazë të mëshirës dhe drejtësisë.

 

Tags