Si përshkruajnë ajetet kur'anore Profetin Isa a.s.?
-
Si përshkruajnë ajetet kur\\\'anore Profetin Isa a.s.?
ParsToday – Kur'ani e ka prezantuar Profetin Isa a.s. me shumë karakteristika, disa prej të cilave janë dhunti hyjnore e disa të fituara, dhe posedimi i këtyre karakteristikave tregon për shkallën e lartë të profetësisë së tij dhe afrimin e tij pranë Fronit Hyjnor.
Hazreti Isa bin Merjem a.s., i njohur edhe me emrin "Mesih", është profeti i katërt ndër profetët e mëdhenj "Ulul-Adhm" dhe posedues i Sheriatit (kumtues i ligjit hyjnor). Libri i tij i shenjtë quhet Inxhil. Ai është i biri i Hazreti Merjemes (s.a.) dhe pati një lindje unike e cila konsiderohet mrekulli dhe që përmendet në Kur'anin e shenjtë.
Të krishterët besojnë se Hazreti Isai a.s. u kryqëzua, por në Kur'anin e shenjtë thuhet se njerëzit e kanë kuptuar gabim këtë çështje dhe dikush tjetër u kryqëzua në vend të tij dhe Zoti e ngriti Hazreti Isain a.s. pranë Vetes.
Në këtë artikull nga ParsToday, i hedhim një vështrim përshkrimeve të Kur'anit rreth Hazretit Isait a.s..
Ajete kur'anore rreth Profetit Isa a.s.
وَ آتَیْنا عیسَی ابْنَ مَرْیَمَ الْبَیِّناتِ وَ أَیَّدْناهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ......
"...Ne i kemi dhënë mrekulli Isa ibn Merjem dhe e kemi konfirmuar atë me Shpirtin e Shenjtë..."
إِذْ قَالَتِ الْمَلَائِکَةُ یَا مَرْیَمُ إِنَّ اللَّهَ یُبَشِّرُکِ بِکَلِمَةٍ مِنْهُ اسْمُهُ الْمَسِیحُ عِیسَى ابْنُ مَرْیَمَ وَجِیهًا فِی الدُّنْیَا وَالْآخِرَةِ وَمِنَ الْمُقَرَّبِینَ
"Kujtoje atë kur engjëjt thanë: O Merjem, Zoti të lajmëron me një fjalë nga vetja e Tij, emri i tij është Mesih Isa i biri i Merjemes, dhe Ai është më i ndershmi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe është prej të afërmve të Zotit".
وَ لِنَجْعَلَهُ آیَةً لِلنَّاسِ وَ رَحْمَةً مِنَّا وَ کانَ أَمْراً مَقْضِیًّا
"E bëjmë atë argument për njerëzit dhe burim të mëshirës nga ana jonë, kështu është përcaktimi hyjnor".
وَیُکَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِی ٱلۡمَهۡدِ وَکَهۡلࣰا وَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِینَ
"Ai u flet njerëzve në kohën e foshnjërisë në djep dhe në kohën kur është i rritur dhe është nga njerëzit e mirë".
وَیُعَلِّمُهُ ٱلۡکِتَٰبَ وَٱلۡحِکۡمَةَ وَٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِیلَ
"Ne i mësuam atij librin, urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin".
وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِی إِسْرَائِیلَ...
"Ai është i dërguar ynë te Beni Israil".
مُصَدِّقاً لِما بَیْنَ یَدَیَّ مِنَ التَّوْراةِ...
"Ai është konfirmues i Tevratit ekzistues para tij".
إِنَّمَا الْمَسِیحُ عِیسَى ابْنُ مَرْیَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَکَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَىٰ مَرْیَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ...
"Mesih Isai i biri i Merjemes është vetëm i dërguari i Zotit dhe ishte fjala e Zoti që e frymëzoi atë te Merjemja dhe është një shpirt nga Zoti".
وَ زَکَرِیَّا وَ یَحْیَىٰ وَ عِیسَىٰ وَ إِلْیَاسَ کُلٌّ مِنَ الصَّالِحِینَ
"Dhe Zakaria (paqja qoftë mbi të), Jahja (paqja qoftë mbi të), Isai (paqja qoftë mbi të) dhe Elias (paqja qoftë mbi të) secili prej tyre janë nga njerëzit e mirë".
وَ اجْتَبَیْنَاهُمْ وَ هَدَیْنَاهُمْ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِیمٍ
"Ne i zgjodhëm këta profetë (përfshirë Isain) dhe i udhëzuam në rrugën e drejtë".
قَالَ إِنَّمَا أَنَا رَسُولُ رَبِّکِ لِأَهَبَ لَکِ غُلَامًا زَکِیًّا...
"Unë jam i dërguari i Zotit tënd për të të dhënë një fëmijë të pastër".
قَالَ إِنِّی عَبْدُ اللَّهِ آتَانِیَ الْکِتَابَ وَ جَعَلَنِی نَبِیًّا
"Isai (në cilësinë e prezantimit të vetës) tha: Unë jam një rob i Zotit. Më është dhënë libri dhe më kanë vendosur në mesin e profetëve".
Nga ana e Hazreti Isai a.s. në Kur'anin e shenjtë thuhet:
وَ جَعَلَنِی مُبَارَکًا أَیْنَ مَا کُنتُ
"Kudo që të jem më ka bërë të jem njeri i bekuar".
Gjithashtu në Kur'anin e shenjtë nga ana e Isait a.s. thuhet:
وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَتِی وَلَمۡ یَجۡعَلۡنِی جَبَّارࣰا شَقِیࣰّا
"Më ka bërë të mirë me nënën time, nuk më ka bërë kurrë kokëfortë dhe zemërgur".
شَرَعَ لَکُمْ مِنَ الدِّینِ مَا وَصَّىٰ بِهِ نُوحًا وَالَّذِی أَوْحَیْنَا إِلَیْکَ وَمَا وَصَّیْنَا بِهِ إِبْرَاهِیمَ وَمُوسَىٰ وَعِیسَىٰ...
"Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain".
Nga shqyrtimi i këtyre ajeteve kur'anore, shfaqet qartë pozita dhe dinjiteti i lartë i Hazreti Isait a.s.. Tani do të përmendim karakteristikat e tij sipas renditjes së ajeteve kur'anore".
Fjala e zotit
Kurani e quan Hazreti Isain a.s. "Fjala e Zotit" në dy raste. Kuptimi i "fjalës" në këtë rast nuk janë fjalët që dalin nga goja, por kuptimi i ekzistencës së jashtme të Hazreti Isait a.s., që është një nga fjalët krijimore të Zotit. Edhe pse i gjithë universi është "fjala e Zotit", por për shkak se ekzistenca e tij u krijua me anë të mrekullisë, atëherë është "fjala" e privilegjuar e Zotit. Dhe arsyeja pse e konsiderojnë botën krijimore si fjalë të Zotit është se ekzistenca krijimore e sendeve shpreh përsosuritë e krijuesit të tyre; ashtu si fjalët verbale tregojnë një sërë kuptimesh mendore dhe të fshehta, dhe në ajetet e Kur'anit e gjithë bota konsiderohet fjalë e Zotit.
Mesihu dhe Isai i biri i Merjemes
Ajetet Kur'anore tregojnë se të dy këta emra u dhanë nga Zoti sepse i erdhën Merjemes në lajmërimin nëpërmjet engjëjve: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit), emri i të cilit do të jetë Mesih Isa i biri i Merjemes". Arsyeja pse ai quhet Mesih është se (kjo fjalë rrjedh nga "meseha" që do të thotë ledhatim me dorë) ky profet do t'i shëronte njerëzit e sëmurë duke i ledhatuar dhe prekur trupat e tyre me duart e tij. Ndonjëherë thuhet se fjala "Mesih" do të thotë i pastruar e i lar nga mëkatet, ose i mbuluar me mirësi dhe bekime.
Është e mundur që fjala "Isa" është marrë nga fjala "Jeshu'a" që do të thotë shpëtimtar ose "Ja'ish" që është sinonim me fjalën "Jahja" dhe konsiderohet një lloj ngjashmërie mes këtyre dy profetëve.
Argument i Zotit
Krijimi i Mesihut, sikurse krijimi i Hazret Jahja (paqja qoftë mbi të), ishte krejtësisht mrekulli hyjnore; madje, krijimi i Hazreti Isait a.s. ishte mrekulli edhe më e madhe. Për këtë arsye, vetë Hazreti Isai a.s. konsiderohet një argument nga argumentet hyjnore. Siç thotë Zoti i madhëruar: "Dhe do ta bëjmë atë argument për njerëzit". Pastaj, përsëri në Kur'anin e shenjtë thuhet: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
Të folurit në djep
Një nga shenjat e të qenit argument dhe mrekulli hyjnore, është se ai qysh kur ishte foshnje fliste sikur të ishte i rritur; Siç thuhet në Kur'an: “Dhe ai iu flet njerëzve në djep, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit".
Përsosmëritë shpirtërore
Kur'ani i shenjtë duke prezantuar përsosmëritë shpirtërore të Profetit Isa a.s., e prezanton atë me këto shprehje:
1 – "Djalosh i zgjuar”, 2- “i bekuar”, 3- “të mirësjellshëm ndaj nënës sime”, 4- “e nuk më ka bërë arrogantë e të padëgjueshëm!”, 5- “dhe unë jam prej njerëzve të mirë”, 6- "dhe e kemi bërë pre të zgjedhurve", 7- dhe "dhe i kemi dhuruar shpirtin e shenjtë". Përmbledhja e këtyre atributeve është se Hazreti Isai a.s. ishte një person i pastruar nga mëkati, një qenie e bekuar, i sjellshëm me nënën e tij, modest dhe me sjellje të butë dhe një nga njerëzit e mirë, dhe kombinimi i këtyre cilësive është një shenjë e përsosmërisë së tij shpirtërore, dhe pikërisht për shkak të këtyre atributeve ai arriti pozita më të larta.
Posedues i Sheriatit dhe i Librit të Shenjtë
Hazreti Isa a.s. u bë një nga profetët që nën dritën e përkryerjes së tij, u bë edhe posedues i Librit dhe Sheriatit hyjnor". Atij iu mësua Tevrati dhe urtësia hyjnore në shkollën e botës metafizike; siç thuhet në Kur'anin e shenjtë: "Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin". Gjithashtu thuhet: "Ai (Isai) tha: Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë Librin dhe më ka bërë Profet".
Një nga profetët "Ulul-Adhm"
Çdo herë ku i interpretojmë dhe komentojmë profetët e shkallës "Ulul-Adhm" të cilët përveç që kishin libër hyjnor, kishin edhe Sheriatin e vet, duhet të vëmë në dukje se Hazreti Mesih Isa a.s. është njëri prej tyre; Siç thuhet në Kur'anin e shenjtë: "Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain".
I Dërguar i Zotit për popullin Beni Israil
Në lidhje me këtë se misioni hyjnor i Hazreti Mesih Isa a.s. ishte specifik për popullin Beni Israil apo përmasat e tij ishin më të gjera, është një çështje e pavarur që është jashtë temës së këtij artikulli. Mirëpo aspekti sipërfaqësor i ajeteve kur'anore tregon fjalinë e parë; siç thuhet: "Dhe i Dërguar për popullin Beni Israil".
Ndonjëherë edhe "dëshmia për vepra" është konsideruar një nga karakteristikat e Hazreti Isait a.s. dhe kjo është bërë në bazë të kësaj se Zoti e ka prezantuar atë si vijon: “Dhe në Ditën e Kiametit ai do të jetë dëshmitar ndaj tyre".