Pasojat sociale të harresës së Zotit
https://parstoday.ir/sq/news/religion_islam-i172106-pasojat_sociale_të_harresës_së_zotit
Harresa e Zotit është fillimi i harresës së vetvetes dhe i rënies morale të shoqërisë. Ajeti 19 i sures Al-Hashr paralajmëron se ndërprerja e lidhjes shpirtërore me Zotin çon në humbje personale dhe korrupsion (prishje të rendit) shoqëror.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2025 10:35 Europe/Tirane
  • Pasojat sociale të harresës së Zotit

Harresa e Zotit është fillimi i harresës së vetvetes dhe i rënies morale të shoqërisë. Ajeti 19 i sures Al-Hashr paralajmëron se ndërprerja e lidhjes shpirtërore me Zotin çon në humbje personale dhe korrupsion (prishje të rendit) shoqëror.

Si një udhëzues hyjnor, Kur'ani Famëlartë, përveç qartësimit të çështjeve fetare, trajton edhe çështje sociale dhe ofron zgjidhje për ruajtjen e shëndetit dhe ekuilibrit të shoqërisë. Një nga pikat më të rëndësishme shoqërore që thekson Kur'ani është lidhja shpirtërore e njeriut me Zotin dhe ndikimi i saj në sjelljen individuale dhe kolektive. Ajetu 19 i sures Al-Hashr paralajmëron posaçërisht se harresa e Zotit dhe ndërprerja e lidhjeve me Të çon jo vetëm në humbje individuale, por edhe në korrupsion shoqëror.

وَلَا تَکُونُوا کَالَّذِینَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ  أُولَئِکَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

“E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.”

Ky ajet tregon një realitet shumë të rëndësishëm në jetën shoqërore të njeriut: harresa e Zotit dhe e vlerave hyjnore çon në harresën e vetes dhe të të drejtave të njeriut në shoqëri. Kur një individ ose shoqëri harron Zotin, spiritualiteti dhe vlerat morale shkatërrohen dhe, si rezultat, të gjithë ndjekin vetëm interesa personale dhe egoiste. Kjo gjendje çon në egoizëm dhe shpërfillje të të drejtave të të tjerëve, gjë që në fund të fundit çon në korrupsion shoqëror dhe çrregullim në shoqëri. Gjithashtu ngre pikën se "harrimi i Zotit" do të thotë ndërprerje e marrëdhënies shpirtërore dhe adhurimore me Zotin, gjë që i bën njerëzit egoistë dhe mizorë. Me fjalë të tjera, nëse dikush humb Zotin është njësoj sikur të humbë identitetin dhe ndërgjegjen morale të vet.

Nga ana shoqërore, ky ajet është një paralajmërim për të gjithë se ruajtja e një lidhjeje shpirtërore me Zotin është thelbësore jo vetëm për ngritjen individuale, por edhe për ruajtjen e shëndetit dhe drejtësisë në shoqëri. Një shoqëri që harron Zotin humbet parimet e saj morale dhe njerëzore dhe shtyhet drejt padrejtësisë dhe shtypjes.