A janë zhvillimet në Gaza një shenjë e Fundit të Kohës?
-
Pamje nga shkatërrimet në Gaza
Pars Today - Duke iu referuar karakteristikave të Fundit të Kohës dhe duke e krahasuar atë me kushtet aktuale në Gaza, një ekspert në fushën e Mehdizmit në Iran tha: “Shumë shenja, duke përfshirë padrejtësitë e sundimtarëve, urinë dhe luftën, janë përmbushur në Gaza, por transmetimet theksojnë se shfaqja (e Imam Mehdiut) do të ndodhë kur e gjithë bota të jetë e përfshirë nga korrupsioni”.
Huxhatul-Islam Yousefi Rastgou, një ekspert në fushën e Mehdizmit në Iran, tha: “Shumë shenja, duke përfshirë padrejtësitë e sundimtarëve, urinë dhe luftën, janë përmbushur në Gaza, por transmetimet theksojnë se shfaqja (e Imam Mehdiut) do të ndodhë kur e gjithë bota të jetë e përfshirë nga korrupsioni. Prandaj, ngjarjet në Gaza mund të hapin rrugën për ardhjen/shfaqjen, por përcaktimi i kohës (çastit) së shfaqjes është refuzuar.”
Sipas Pars Today, Huxhatul-Islam Yousefi Rastgou, në një intervistë me agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kur'anore (IQNA) shtoi: “Në Gaza, pushtimi i regjimit sionist është një shembull i qartë i dominimit të të ligjve; vrasja e civilëve, shkatërrimi i shtëpive dhe bllokada ushqimore që ka çuar në uri. Nga ana tjetër, korrupsioni moral global ka ndodhur edhe përballë rezistencës së Gazës.”
Yousefi deklaroi: “Detyra e besimtarëve në situatën aktuale është të urdhërojnë të mirën dhe të ndalojnë të keqen, të ekspozojnë krimet e Gazës dhe të përballen me normalizimin e padrejtësisë, si dhe të forcojnë frymën e pritjes aktive. Imam Sadiku (a.s.) thotë: “Pritja e lehtësimit është vetë lehtësim”, që do të thotë se me vepra të drejta duhet të hapet rruga për shfaqjen.”
Ky ekspert në fushën e Mehdizmit, në vijim theksoi: “Bazuar në këtë, Gaza sot është një pasqyrë e shenjave të kohërave të fundit, padrejtësisë globale, rezistencës së besimtarëve dhe korrupsionit sistematik. Megjithatë, këto ngjarje nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndodhjen e afërt të shfaqjes, por më tepër një paralajmërim për të qenë vazhdimisht të përgatitur dhe për të përmbushur detyrat hyjnore. Siç theksohet në transmetime, shfaqja ndodh kur bota të zhytet në kulmin e errësirës dhe në atë kohë, "e vërteta ka ardhur dhe e pavërteta është zhdukur"; pra, e vërteta do të vijë dhe gënjeshtra do të shkatërrohet.”