-
Festa e Vitit të Ri Kinez në vende të ndryshme të botës (1)
Janar 23, 2023 04:12Pas tre viteve të kufizimeve të koronavirusit, miliona njerëz në mbarë botën festuan Vitin e Ri Kinez në publik. Viti i Ri Kinez festohet në Kinë, Hong Kong, Tajvan, Brunei, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Mongoli, Nepal, Butan, Vietnam, Singapor, Indonezi, Malajzi, Filipine dhe Tajlandë.
-
Të ftuarat e huaja kanë vizituar ekspozitën e parë të Kongresit të Femrave me Ndikim në Teheran
Janar 22, 2023 04:08Të ftuarat e huaja kanë vizituar ekspozitën e parë të Kongresit të Femrave me Ndikim në Teheran.
-
Protesta në Stokholm kundër djegies së Kur'anit të shenjtë dhe veprimeve islamofobiste
Janar 22, 2023 03:29Pas veprimit të një ekstremisti të djathtë suedez në diegien e Kur'anit të shenjtë përpara ambasadës turke në Stokholm; myslimanët kanë protestuar në Suedi. Vendet islamike e dënuan ashpër këtë veprim duke publikuar deklarata. Gjithashtu, mbështetësit e PKK-së varën një kukull të simuluar të Erdoganit dhe Ankaraja, në përgjigje të këtij veprimi, akuzoi Suedinë për mbështetjen e grupit terrorist PKK.
-
Rrëzimi i helikopterit ukrainas mbi një kopsht të fëmijëve (Foto)
Janar 19, 2023 04:43Si pasojë e përplasjes fatale të helikopterit ukrainas në kopshtin e fëmijëve, 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe ministri i brendshëm i Ukrainës.
-
Shpella "Sehulan", shpella e dytë më e madhe ujore në Iran
Janar 19, 2023 04:18Shpella Historike ujore "Sehulan" është një nga shpellat natyrore më të rëndësishme dhe më unike në Iran dhe një nga manifestimet më mahnitëse të natyrës së bukur të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, e cila ndodhet 43 km në verilindje të qytetit Mahabadit në Azerbajxhanin Perëndimor. Kjo shpellë ka qenë vendbanim i njerëzve në periudhën e dinastisë Parthiane.
-
Kish, një ishull i parajsës në Gjirin Persik
Janar 19, 2023 03:46Kish është një ishull parajsë në Gjirin Persik që ndodhet në jug të Iranit. Deti blu, plazhet mahnitëse koralesh, palmat, sportet ujore e kanë bërë këtë zonë të tregtisë së lirë një vend të preferuar për turistët.
-
Kompleksi historik "Ganxh Ali Khan" në Kerman
Janar 19, 2023 03:39Kompleksi historike "Ganxh Ali Khan" i Kermanit është një nga vendet më të famshme turistike në Kerman ku ka ndërtesa unike historike. Ky kompleks përfshin një shesh, një karvansarai, një hamam, një shkollë, një xhami dhe një rezervuar uji.
-
Kalaja historike në "Birxhand"
Janar 19, 2023 03:28Kalaja e Birxhandit është monumenti më i madh historik i rrethin Birxhand, e cila ndodhet në kodrën më të lartë perëndimore të qytetit të Birxhandit që i përket epokës së dinastisë Safavide. Kjo kala ishte një vend për roje dhe banorët e kësaj kalaje ishin forca ushtarake që kishin për detyrë të jepnin lajme, të siguronin dhe mbronin. Kjo kështjellë kishte shtatë kulla, gjashtë prej të cilave kanë mbetur.
-
Stuhia e tmerrshme në Kaliforni
Janar 16, 2023 04:22Stuhia në shtetin e Kalifornisë, e cila deri më tani ka vrarë të paktën 16 persona, ka bërë që presidenti amerikan Joe Biden të miratojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet. Stuhia ka shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëshqitje balte, evakuime të shtëpive dhe mbyllje të rrugëve.
-
Festivali "Lohori" në Indi
Janar 16, 2023 04:19Sipas Sputnik, Lohri është një festival që zakonisht organizohet në rajonin Penxhab të Indisë nga hindutë dhe sikët. Gjatë festës së Lohrit, njerëzit ndezin zjarr dhe bëjnë fishekzjarre, duke kërkuar dhe lutur për bekime, mëshirë dhe prodhime të bollshme në vitin e ardhshëm.