-
Amir Abdulahjan: Irani në negociatat për heqjen e sanksioneve, nuk i jep privilegje palës amerikane
Tetor 22, 2022 15:48Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani po ecë në kuadër të logjikës dhe ruajtjes së vijave të kuqe të shtetit të Republikës Islamike, prandaj në negociatat për heqjen e sanksioneve, nuk i jep asnjë privilegj palës amerikane.
-
Amir Abdullahian: Shkëmbimi i mesazheve dhe bisedimeve të JCPOA është në rrugën e duhur
Tetor 21, 2022 09:43Të enjten, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Armenisë në Jerevan, tha: Shkëmbimi i mesazheve dhe bisedimet për të arritur në fazën përfundimtare të marrëveshjes për heqjen e sanksioneve dhe kthimin e të gjitha palëve në JCPOA është në rrugën e duhur.
-
Amir Abdulahjan: Dërgimi i armëve dhe dronëve kundër Ukrainës, nuk është politika jonë
Tetor 20, 2022 15:42Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit e quajti të pabazë pretendimin për dërgimin e raketave iraniane në Rusi për përdorim kundër Ukrainës.
-
Amir Abdullahian: Vazhdimi i sanksioneve e bën më të dukshme mbështetjen hipokrite të Perëndimit për të drejtat e njeriut
Tetor 20, 2022 07:58Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se sanksionet synojnë njerëzit e thjeshtë dhe dëmtojnë më së shumti grupet vulnerabël dhe shtoi se vazhdimi i sanksioneve do ta bëjë më të dukshme mbështetjen hipokrite të Perëndimit për të drejtat e njeriut.
-
Vizita e ministrit të punëve të jashtme të Iranit në spitalin e pacientëve me sëmundjen EB
Tetor 19, 2022 13:34Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot vizitoi spitalin e pacientëve me sëmundjen EB në Teheran në prag të Javës Botërore të Njohjes së Sëmundjes EB.
-
Kundërshtimi i Iranit ndaj vendosjes së forcave të huaja në rajonin e Kaukazit
Tetor 16, 2022 08:16Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Azerbajxhani, ministri i Jashtëm iranian praninë e forcave të huaja në Kaukaz e cilësoi si një shqetësim të përbashkët të vendeve të rajonit dhe theksoi kundërshtimin e Iranit për vendosjen e çdo force të huaj në rajon.
-
Amir Abdollahian duke iu drejtuar Borrelit: Irani nuk është vendi i revolucioneve kadife apo i grushteve të shtetit
Tetor 15, 2022 08:05Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me Josep Borrell, zyrtar i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, deklaroi se nuk është e pranueshme që trazirat dhe protestat në Evropë t’i trajtosh në mënyrën më të dhunshme, por e njëjta situatë e Iranit të konsiderohet si represion. Irani nuk është vendi i revolucioneve kadife apo i grushteve të shtetit.
-
Amir Abdullahian: Irani është kundër armatosjes së ndonjë prej palëve të luftës në Ukrainë
Tetor 10, 2022 09:29Ministri i Jashtëm i Iranit shpalli qëndrimin themelor të Republikës Islamike për të kundërshtuar armatimin e ndonjërës prej palëve të përfshira në luftën në Ukrainë.
-
Rishikimi i marrëdhënieve dypalëshe, fokusi i bisedimeve midis Amir Abdullahian dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës
Tetor 07, 2022 09:49Në bisedën telefonike mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe Ministrit të Jashtëm të Finlandës Pekka Havisto, u diskutuan dhe u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe.
-
Amir Abdulahjan paralajmëron Bashkimin Evropian
Tetor 05, 2022 16:28Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij italian, deklaroi: "Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ndërmarrë ndonjë veprim të nxituar dhe të pamenduar me një qëndrim të dyfishtë, duhet të presë veprimet efektive dhe reciproke të Iranit".