-
Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan
Gusht 15, 2021 14:44Papa Françesku bëri thirrje sot për dialog për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan, ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin Kabul.
-
Talebanët thyejnë edhe Kabulin
Gusht 15, 2021 14:34Militantët talebanë kanë filluar të hyjnë nga të gjitha anët në Kabul dhe janë pranë marrjes së kryeqytetit.
-
Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e afganëve
Gusht 15, 2021 14:34Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e afganëve, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
-
Presidentja Osmani: Pa asnjë hezitim dhash pëlqimin për strehimin e afganëve
Gusht 15, 2021 12:17Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje rreth kërkesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe sekretarit të shtetit Antony Blinken rreth strehimit të përkohshëm të afganëve, duke thënë se pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, ka dhënë pëlqimin e saj për një operacion të tillë humanitar.
-
Burimet informative bëjnë të ditur largimin e Ashraf Ghani nga Kabuli
Gusht 15, 2021 12:09Kanali informativ Tolou i Afganistanit ka njoftuar se Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, është arratisur nga Afganistani.
-
Presidenti afgan kërkon ndihmë njëkohësisht me afrimin e talebanëve pranë kryeqytetit
Gusht 15, 2021 11:54Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, njëkohësisht me afrimin e forcave të grupit Taleban pranë Kabulit, ka kërkuar ndihmë nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta ndihmuar atë në luftën kundër forcave talebane.
-
Talebanët marrin kontrollin e qendrës së Nangarhar në Afganistan
Gusht 15, 2021 03:38Duke vazhduar përparimin e tyre, talebanët të dielën pushtuan qytetin Jalalabad, kryeqendrën e provincës Nangarhar, duke bërë një hap më afër marrjes së kryeqendrat afgan.
-
Militantët talebanë kapin krye-qendrat e 9 -të krahinave në Afganistan
Gusht 14, 2021 08:02Talebanët në më pak se një javë kanë kapur një krye-qendrat e 9 -të krahinave në Afganistan. Zyrtarët lokalë thonë se militantët tani kanë marrë kontrollin e Faizabadit në verilindje, pas disa ditëve të luftimeve të ashpra dhe pas marrjes nën kontroll të dy krye-qendrave të tjera provinciale.
-
Talebanët bisedojnë me Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore
Gusht 14, 2021 16:21Njëkohësisht me përparimin e shpejtë të talebanëve në pjesë të ndryshme të Afganistanit dhe kapjen e shumë qyteteve në këtë vend, një takim i përfaqësuesve talebanë me Rusinë, Uzbekistanin dhe Turkmenistanin u mbajt në Doha, Katar.
-
Mazar Sharif, luftime të ashpra me Talebanët
Gusht 14, 2021 16:19Forcat afgane të sigurisë kanë arritur të shtypin një ofensivë talebane në Mazar Sharif që filloi në 4 të mëngjesit me kohën lokale, thotë një burim afgan i sigurisë i udhëzuar në luftime.