-
Anglia futet në karantinë për herë të tretë
Janar 05, 2021 03:49Kryeministri britanik njoftoi se vendi ka hyrë përsëri në karantinë kombëtare, duke përmendur natyrën shpërthyese të shpërthimit të virusit Corona, e cila sipas tij kishte rritur numrin e të vdekurve në vend me 20% gjatë javës së kaluar.
-
Britania thyen rekordin ditor të të infektuarve me COVID-19
Janar 04, 2021 16:25Britania e Madhe ka regjistruar 58,784 raste të reja me coronavirus.
-
Fillon faza e dytë e testimit njerëzor të vaksinës iraniane kundër Koronas
Janar 04, 2021 09:32Sot (të hënën) ka filluar faza e dytë e testimit njerëzor të vaksinës iraniane kundër virusit Korona.
-
Iran, 110 persona humbin jetën nga virusi Korona
Janar 04, 2021 09:12Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.249.507 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 110 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 55.650 persona.
-
SHBA, rekord i ri i rasteve me COVID-19
Janar 03, 2021 15:47Shtetet e Bashkuara arrin një rekord të ri sa i përket numrit ditor të infeksioneve me coronavirus, ku u regjistruan 277,346 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
-
Korona angleze arrin edhe në Turqi
Janar 03, 2021 10:53Turqia ka raportuar identifikimin e rasteve të para të infektuara me llojin e ri të virusit Korona të quajtur korona angleze.
-
Mbi 240 izraelitë infektohen pasi marrin vaksinën kundër Koronas
Janar 03, 2021 10:46Mediat izraelite kanë njoftuar për infektimin e 240 personave me virusin Korona pasi kishin marrë vaksinën kundër këtij virusi.
-
Ministri i shëndetësisë së Iranit: Qytetarët t’i shmangen pranimit të lajmeve të ndryshme në lidhje me vaksinën kundër Koronas
Janar 03, 2021 10:31Ministri i shëndetësisë së Iranit ka kërkuar nga qytetarët që të mos pranojnë lajmet e ndryshme që publikohen në lidhje me vaksinën kundër virusit Korona.
-
Irani optimist për blerjen dhe transferimin e vaksinës kundër Koronas në javët e ardhshme
Janar 03, 2021 09:44Presidenti i Republikës Islamike të Iranit është shpreh optimist se në javët e ardhshme me blerjen dhe transferimin e vaksinës kundër virusit Korona, do të fillojë procesi i vaksinimit të qytetarëve iranianë me prioritet personelin mjekësor dhe personat e moshuar.
-
Iran, 102 persona humbin jetën nga virusi Korona
Janar 03, 2021 09:24Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.243.434 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 102 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 55.540 persona.