SHBA, rekord i ri i rasteve me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102657-shba_rekord_i_ri_i_rasteve_me_covid_19
Shtetet e Bashkuara arrin një rekord të ri sa i përket numrit ditor të infeksioneve me coronavirus, ku u regjistruan 277,346 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2021 15:47 Europe/Tirane
  • SHBA, rekord i ri i rasteve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara arrin një rekord të ri sa i përket numrit ditor të infeksioneve me coronavirus, ku u regjistruan 277,346 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-të deri më tani kanë gjithsej 20.38 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe 349,920 vdekje. Gjegjësisht, 2,378 njerëz vdiqën vetëm të shtunën. Shtetet e Bashkuara filluan fushatën e tyre të vaksinimit më 14 dhjetor të vitit të kaluar, raporton CNN. Më shumë se 4.2 milionë njerëz janë vaksinuar, por kjo është shumë më pak se 20 milionë të vaksinuar, siç është premtuar deri në fund të vitit 2020 nga administrata e presidentit, Donald Trump. Fushata e vaksinimit po përballet me vonesa të mëdha në shpërndarjen e vaksinave. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se numri i të vdekurve në vend, si pasojë e COVID-19 është ekzagjeruar. “Numri i rasteve dhe vdekjeve nga Virusi Kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të metodës qesharake të përcaktimit nga CDC-ja me vendet e tjera, shumë prej të cilëve raportojnë, qëllimisht, të dhëna shumë të pasakta dhe të ulëta. ‘Kur keni dyshime, quaje COVID-19’. Lajm i rremë!”, ka shkruar Trump në Twitter.