-
Teherani: Llogaritjet e gabuara dritëshkurtra nuk duhet të dëmtojnë lidhjet e lashta Iran-Greqi
May 28, 2022 16:30Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh tha të shtunën se Teherani dhe Athina kanë gëzuar gjithmonë lidhje të lashta të bazuara në respektin e ndërsjellë, të cilat nuk duhet të dëmtohen nga llogaritjet e gabuara thellësisht dritëshkurtëra me urdhër të një pale të tretë, duke iu referuar SHBA-së.
-
Përgjigja e Iranit ndaj Greqisë dhe boshtit SHBA-Izrael
May 28, 2022 16:29Pasi devijoi në prill një ngarkesë prej 115,000 fuçi nafte iraniane të ngarkuar në bordin e cisternës Lena, e cila po lundronte nën flamurin e Iranit dhe ishte rrugës për në portin Baniyas në Siri, më 25 maj, një tjetër cisternë iraniane u sekuestrua pranë portit grek të Karystos në detin Egje, dhe nafta e saj u grabit nga amerikanët, të cilët me paturpësi, e konsiderojnë si të drejtë këtë pirateri të turpshme detare, duke përsëritur skenarin e vitit 2019.
-
Ekuipazhet e cisternave greke të sekuestruara nga Irani, në gjendje të mirë shëndetësore
May 28, 2022 16:24Organizata e Porteve dhe Lundrimit të Iranit (PMO) deklaroi se ekuipazhet e dy cisternave greke të naftës të sekuestruara nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) në Gjirin Persik nuk janë arrestuar, por janë në bordin e anijeve dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
-
Gjiri Persik: Vjen përgjigja iraniane
May 28, 2022 14:46Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, që raporton nga qyteti Bandar Abas, Irani ka kapur dy cisterna nafte që i përkasin Greqisë në Gjirin Persik dhe ka ulur flamujt e tyre.
-
Irani sekuestron 2 cisterna greke të naftës në Gjirin Persik
May 27, 2022 14:47Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka kapur dy cisterna greke të naftës në Gjirin Persik për shkelje, si pasojë e kapjes së një cisterne iraniane të naftës nga Greqia dhe transferimit të naftës së saj në SHBA.
-
I ngarkuari me punë të Zvicrës thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit
May 27, 2022 12:00Pas konfiskimit të një anijeje mallrash me flamur të Republikës Islamike të Iranit në ujërat e Greqisë me bashkëpunimin e Amerikës, i ngarkuari me punë i Zvicrës në Teheran u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe si mbrojtës së interesave të Amerikës, atij iu dorëzua një notë proteste e ashpër për qeverinë amerikane.
-
Greqia kap një cisternë iraniane të naftës
May 25, 2022 16:20Organizata iraniane e porteve dhe lundrimit detar në një deklaratë të lëshuar të mërkurën (25 maj) njoftoi se një anije që mbante flamurin e Republikës Islamike të Iranit ishte kapur nga Greqia.
-
Osmani: Të përkushtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë
May 25, 2022 04:26Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se vendi është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me Greqinë, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit.
-
Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë
May 23, 2022 03:53Fillimi i një raundi të ri tensionesh mes Turqisë dhe Greqisë pasqyron faktin se konfliktet verbale dhe mediatike mes dy palëve nuk do të mbarojnë kurrë.
-
“Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu kthehet në një sufllaqe”, gjenerali grek jep alarmin
May 21, 2022 12:06Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun.