Osmani: Të përkushtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë
(last modified Wed, 25 May 2022 06:56:23 GMT )
May 25, 2022 08:56 Europe/Tirane
  • Osmani: Të përkushtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se vendi është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me Greqinë, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit.

Deklaratën, Osmani e bëri këtë të premte teksa priti në një takim në Presidencë, shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali. Osmani vlerësoi ngritjen e raporteve midis dy vendeve, duke theksuar se institucionet në Kosovë janë të përkushtuara që t’i zgjerojnë dhe intensifikojnë raportet me Greqinë. Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në kontinentin europian, ku Osmani shprehu përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

Tags