-
Bloomberg: Sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar shumë dëme Izraelit
Tetor 14, 2024 11:14Bloomberg njoftoi për humbjet e rënda të regjimit sionist pas operacionit “Premtimi i Vërtetë 2” dhe këto humbje i quajti humbjet më të rënda të këtij regjimi që nga fillimi i luftës aktuale.
-
Komandanti i lartë i IRGC: Irani do t'i përgjigjet ashpër çdo gabimi të armikut
Tetor 13, 2024 21:11Një komandant i rangut të lartë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka paralajmëruar se çdo gabim i armikut do të sjellë një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme nga forca IRGC dhe pjesa tjetër e Forcave të Armatosura iraniane.
-
Hezbollahu nis një sulm të ri me raketa në veri të territoreve të pushtuara
Tetor 13, 2024 21:10Hezbollahu i Libanit ka kryer një raund të ri sulmesh me raketa kundër objektivave sioniste në pjesët veriore të territoreve të pushtuara nga Izraeli.
-
Operacioni në jug të territoreve të pushtuara lë të plagosur dy sionistë
Tetor 13, 2024 21:08Burime mediatike kanë raportuar se dy sionistë janë plagosur gjatë një operacioni anti-sionist në qytetin Beersheba, në jug të territoreve të pushtuara.
-
Humbje të rënda të ushtrisë sioniste në një pritë të Hezbollahut
Tetor 13, 2024 10:43Forcat e Rezistencës Islamike të Libanit u përleshën me ushtarët e regjimit sionist pas shpërthimit të një bombe; përleshje kjo, në të cilën u vranë dhe u plagosën një numër ushtarësh sionistë.
-
Hezbollahu irakian do të godasë Izraelin dhe bazat amerikane nëse shkelet hapësira ajrore për sulmin ndaj Iranit
Tetor 12, 2024 20:55Grupi i rezistencës i Irakut Kata'ib Hezbollah ka paralajmëruar kundër përdorimit të hapësirës ajrore të Irakut për të sulmuar Iranin, duke thënë se do të nisë sulme hakmarrëse kundër bazave izraelite dhe amerikane në rast të ndonjë shkeljeje të sovranitetit të Irakut.
-
Hezbollahu shkatërron katër baza ushtarake izraelite
Tetor 12, 2024 20:51Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah tha të shtunën se kishte shënjestruar dhe shkatërruar katër baza ushtarake izraelite.
-
Sulm me dronë i Hezbollahut në qendrën komanduese të mbrojtjes ajrore të regjimit sionist në Haifa
Tetor 12, 2024 12:30Hezbollahu i Libanit shënjestroi me dronë vetëvrasës qendrën komanduese të mbrojtjes ajrore të regjimit sionist në qytetin-port Haifa, në veri të territoreve të pushtuara palestineze.
-
Sulm me dronë i Rezistencës irakiane në Golanin e pushtuar
Tetor 12, 2024 12:24Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut shënjestruan nëpërmjet sulmeve me dronë një objektiv jetik në Golanin e pushtuar.
-
Ministri i Jashtëm Araghchi paralajmëron Izraelin e mbështetur nga SHBA për 'përgjigje më të fuqishme' ndaj çdo veprimi
Tetor 11, 2024 19:44Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi thotë se Teherani patjetër do të japë një përgjigje më të fortë dhe më të fuqishme ndaj çdo akti të regjimit izraelit kundër vendit.