Sulm me dronë i Rezistencës irakiane në Golanin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163588-sulm_me_dronë_i_rezistencës_irakiane_në_golanin_e_pushtuar
Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut shënjestruan nëpërmjet sulmeve me dronë një objektiv jetik në Golanin e pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 12, 2024 12:24 Europe/Tirane
  • Sulm me dronë i Rezistencës irakiane në Golanin e pushtuar

Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut shënjestruan nëpërmjet sulmeve me dronë një objektiv jetik në Golanin e pushtuar.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në kuadër të mbështetjes së popullit të palëkundur  palestinez në Rripin e Gazës, të mbështetjes së rezistencës së tij të guximshme e të ndershme, po ashtu edhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij, si dhe në përgjigje të sulmit brutal të armikut sionist kundër qyteteve, fshatrave dhe civilëve libanezë, luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut sulmuan me disa dronë një objektiv jetik në Golanin e pushtuar.

Në javët dhe muajt e kaluar, Rezistenca Islamike e Irakut kishte sulmuar gjithashtu objektiva të ndjeshëm dhe të rëndësishëm në Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar.

Në operacionet e kaluara në territoret e pushtuara, Rezistenca Islamike e Irakut kishte paralajmëruar se nëse regjimi sionist vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ky grup do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.

Gjatë kryerjes së operacioneve të ndryshme në territoret e pushtuara, ky grup ka theksuar gjithmonë rolin e tij në mbështetjen e popullit të Gazës dhe intensifikimin e sulmeve kundër pushtuesve.