Kryeministri irakian, Heidar Ebadi konfirmoi sot se do të pranonte vetëm anulimin e referendumit për pavarësinë kurde duke kundërshtuar kështu propozimin e kurdëve për ngrirjen dhe pezullimin e rezultatit të këtij referendumi.
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka pritur sot z. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.
Kryeministri i Irakut Heidar Abadi ka shkuar në Turqi për të diskutuar zhvillimet në rajonin e Kurdistanit të Irakut, pasi Bagdadi dhe Ankaraja kërkojnë lidhje më të forta për tu përballur me çështjen e pavarësisë kurde.
Kryeministri irakian duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit i cili ka kërkuar largimin e forcave Hashd Shaabi nga Iraku, ka mbështetur edhe një herë forcën popullore të vendit.
Zyra për informim i Hejdar Ebadit, kryeministrit të Irakut, deklaratat e Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shtetit, në lidhje me forcat vullnetare "Hash Sha'bi" i ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Irakut.
Kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi dje në darkë ka shkuar në Arabinë Saudite.
Qeveria rajonale e Kurdistanit të Irakut ka vendosur të shtyjë zgjedhjet presidenciale dhe legjislative në rajonin gjysmëautonom të veriut të Irakut pas tensioneve në rritje me qeverinë e Bagdadit pas referendumit të pavarësisë kurde të muajit të kaluar dhe pas një kërcënimi për një luftë të tmerrshme civile.
Pas operacionit të ushtrisë irakiane në provincën Kirkuk, është ngritur flamuri i Irakut në qendrën më të rëndësishme shtetërore të qytetit Kirkuk.
Kryeministri irakian Heidar Abadi ka urdhëruar ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në krahinën veriore të pasur me naftë të Kirkukut, si dhe në zona të tjera nën kontrollin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit irakian.
Qeveria e Irakut ka akuzuar autoritetet e qeverisë rajonale të Kurdistanit për sjelljen e militantëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që është një grup i jashtëligjshëm në Turqi, në provincën e diskutueshme naftëmbajtëse Kirkuk, duke thënë se Bagdadi e konsideronte këtë veprim si një "deklaratë lufte".