-
Presidenti i Iranit: Përball krimeve të armiqve as nuk heshtim dhe as nuk dorëzohemi
Mars 02, 2026 16:50ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në llogarinë e tij në rrjetin social X ka shkruar: “Po qëndroj përkrah popullit të pikëlluar të Iranit; Republika Islamike e Iranit përball një krimi të tillë as nuk hesht dhe as nuk dorëzohet”.
-
Kina shpreh ngushëllime për martirizimin e liderit suprem të Iranit/Araghchi: Nuk kemi armiqësi me vendet e rajonit të Gjirit Persik
Mars 02, 2026 16:37ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, ka shprehur ngushëllime nga ana e qeverisë dhe popullit të Kinës për martirizimin e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
-
Larixhani: Irani përkundër Amerikës, i gatshëm për luftë afatgjate
Mars 02, 2026 15:52ParsToday – Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit duke theksuar në këtë se Irani nuk ishte fillues i luftës dhe forcat e armatosura të Iranit përveçse në vetëmbrojtje, nuk kanë kryer asnjë sulm, ka shkruar: “Irani përkundër Amerikës, është i përgatitur për luftë afatgjate”.
-
Qendrat e inteligjencës dhe depot e logjistikës ushtarake të Amerikës objektiva të valës së njëmbëdhjetë të sulmeve me raketa iranian
Mars 02, 2026 14:25ParsToday – Në komunikatën nr. 10 të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit thuhet: “Qendrat e inteligjencës dhe depot e logjistikës ushtarake të Amerikës si dhe komplekset industriale të lidhura me ushtrinë e regjimit sionist ishin prej objektivave të sulmeve në valën e njëmbëdhjetë”.
-
Garda e Revolucionit Islamik: Po zbatohet vala e njëmbëdhjetë e sulmeve kundër objektivave në Beer Al-Seba
Mars 02, 2026 11:13ParsToday – Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ditën e hënë në një komunikatë për media, ka njoftuar: “Vala e njëmbëdhjet e operacionit “Premtimi i Vërtetë 4” është duke u kryer me lëshimin e raketave dhe dronëve në drejtim të objektivave të caktuara në Beer Al-Seb’a (qendër provinciale në jug të Palestinës së pushtuar)”.
-
Atwan: Sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake të Amerikës në vendet arabe janë të ligjshme
Mars 02, 2026 11:02ParsToday – Abdulbari Atwan, kryeredaktori i gazetës elektronike “Ray Al-Yeom”, duke theksuar se Irani po sulmon vetëm bazat ushtarake amerikane që ekzistojnë në territorin e vendeve të rajonit si në vendet arabe dhe jo arabe, ka thënë: “Duke marrë parasysh planifikimin e sulmit ndaj Iranit në bazat ushtarake amerikane të rajonit si në bazën Al-Adid, sulmi i Iranit ndaj këtyre bazave në kundër të vetëmbrojtjes, është plotësisht i ligjshëm”.
-
Rezistenca Islamike e Libanit hyri në kunfliktin kundër izraelitëve
Mars 02, 2026 10:38ParsToday – Rezistenca Islamike e Libanit me anë të një deklarate, ka njoftuar për kryerjen e sulmeve ndaj disa objektivave në territoret e pushtuara të Palestinës.
-
Naxhafi: ANEA duhet të dënojë fuqishëm sulmet e paligjshme ndaj objekteve bërthamore të Iranit
Mars 02, 2026 10:22ParsToday – Reza Naxhafi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, deklaroi: “ANEA duhet të denojë fuqishëm sulmet e paligjshme ndaj objekteve bërthamore paqësore të Iranit”.
-
Fati i kryeministrit të regjimit sionist nuk dihet
Mars 02, 2026 09:53ParsToday – Zyra për marrëdhënie me publikun e Gardës së Revolucionit Islamik ka njoftuar: “Zyra e kryeministrit të regjimit sionist dhe vendi ku ndodhej komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së regjimit sionist janë goditur gjatë sulmeve precize dhe befasuese me raketa “Kheybar” në valen e dhjetë të sulmeve”.
-
Larixhani: Amerikan po sakrifikon ushtarët amerikan për ambiciet e Izraelit/Ne nuk do të kemi kurrfarë negociatash me Amerikën
Mars 02, 2026 09:47ParsToday- Ali Larixhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se Trump me dëshira iluzionare e ka futur tërë rajonin në kaos, theksoi se presidenti i Amerikës po sakrifikon ushtarët amerikanë për ambiciet e Izraelit.