Araghchi: E drejta ndërkombëtare nuk është një mjet për përdorim selektiv
-
Sejed Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
ParsToday - Në një mesazh në llogarinë e tij personale, ministri i Jashtëm iranian protestoi kundër standardit të dyfishtë të së drejtës ndërkombëtare dhe shkroi: "E drejta ndërkombëtare nuk është një mjet për përdorim selektiv".
Sipas ParsToday, ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi shkroi në faqen e tij personale: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetën bllokadën ndaj Rripit të Gazës nga Izraeli dhe, duke cituar pretendime "sigurie", bllokuan rrugën e ndihmës humanitare; por në të njëjtën kohë, dënojnë Iranin për mbrojtjen e vetvetes në Ngushticën e Hormuzit”.
Ai vazhdoi: “Ky është i njëjti standard i dyfishtë”.
Araghchi shtoi: "Krimet izraelite konsiderohen të pranueshme, ndërsa mbrojtja e Iranit kundër agresorëve dënohet. E drejta ndërkombëtare nuk është një mjet për përdorim selektiv dhe të shpejtë”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip