Tetor 03, 2021 13:02
Më 2 tetor 2018, një gazetar dhe disident i shquar saudit, hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për dokumentet e tij të lidhjes së martesës. Jamal Khashoggi, 59 vjeç dhe e fejuara e tij nuk e kishin idenë se për ta kjo do të përfundonte si një film horror. Autoritetet saudite thuhet se e kishin joshur Jamalin me garanci për sigurinë e tij në konsullatë, ndërsa nga ana tjetër atje dërguan skuadrën profesionale të vdekjes.