-
Hezbollahu qëllon me raketa 5 pozicione të ushtrisë izraelite
Tetor 20, 2023 17:23Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah njoftoi këtë të premte, më 20 tetor, se ka sulmuar pozicionet e regjimit sionist në fermat Shebaa dhe lartësitë e Kfar Shouba.
-
Hamasi kërkoi hapjen përfundimtare të pikës së kalimit në Rafah
Tetor 20, 2023 17:21Në një deklaratë, lëvizja Hamas kërkoi hapjen e përhershme të pikës së kalimit të Rafahut për transferimin e të plagosurve dhe dërgimin e ndihmave në Gaza nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
-
Letër e hapur e 600 figurave kulturore evropiane kundër vrasjes së popullit palestinez
Tetor 20, 2023 17:07Më shumë se 600 figura dhe personalitete kulturore evropiane në një letër të hapur, duke dënuar vrasjen e popullit të pambrojtur palestinez, kërkuan ndalimin e bombardimeve të Gazës dhe armëpushim të menjëhershëm në këtë rajon.
-
Khaled Mash'al: Forcat tona kanë gatishmëri të plotë për luftë tokësore
Tetor 20, 2023 16:52Kreu i zyrës politike të Hamasit për jashtë Palestinës deklaroi se forcat e rezistencës në Gaza janë plotësisht të përgatitura për t'u përballur me ushtrinë e regjimit pushtues në sulmet tokësore.
-
Bin Selman: Sulmet kundër civilëve janë të pa pranueshme
Tetor 20, 2023 16:30Princi i kurorës së Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Këshillit Bashkëpunim të Gjirit Persik deklaroi se sulmet kundër civilëve palestinezë në Gaza nuk është i pranueshëm me asnjë pretekst.
-
Protestë në Tiranë kundër krimeve izraelite në Gaza
Tetor 20, 2023 16:14Një grup qytetarësh shqiptarë kanë dalë në protestë në sheshin Skënderbej në Tiranë duke dënuar krimet e Izraelit ndaj popullit të pambrojtur të Gazës dhe duke kërkuar ndalimin e bombardimeve ndaj civilëve palestinezë.
-
Irani dënon bombardimin e kishës ortodokse në Gaza
Tetor 20, 2023 15:34Në reagim të bombardimit të kishës ortodokse në Gaza, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Një faqe tjetër e zezë dhe e turpshme i është shtuar historisë së krimeve barbare dhe krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit të kryera nga regjimi sionist dhe udhëheqësit e tij kriminel".
-
Hezbullahu i Libanit: Vrasja e civilëve dhe agresioni ndaj sigurisë së vendit, nuk mbetet pa përgjigje
Tetor 20, 2023 14:44Si pasojë e vrasjes së një gazetari tjetër nga sulmet e regjimit sionist në jug të Libanit, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah) ka theksuar se këto veprime nuk do të mbeten pa përgjigje.
-
Dita e 14-të e krimeve të pushtuesve izraelit; Gaza është ende nën bombardime
Tetor 20, 2023 14:28Agresioni i ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës vazhdon për të 14-tën ditë radhazi dhe deri më tani ka lënë 4137 civilë të vrarë dhe mbi 13 mijë të plagosur. Ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra.
-
Guterres, shkon në korridorin Rafah dhe bënë thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Tetor 20, 2023 13:31Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili është i pranishëm në korridorin Rafah për të monitoruar dërgimin e ndihmave humanitare nga korridori Rafah, bëri thirrje për një armëpushim pa kushte për të dërgimin e ndihmave të menjëhershme për Gazën.