Irani dënon bombardimin e kishës ortodokse në Gaza
Në reagim të bombardimit të kishës ortodokse në Gaza, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Një faqe tjetër e zezë dhe e turpshme i është shtuar historisë së krimeve barbare dhe krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit të kryera nga regjimi sionist dhe udhëheqësit e tij kriminel".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e premte më 28 tetor) në lidhje me sulmet kriminale të regjimit sionist të aparteidit ndaj spitaleve dhe vendeve fetare në Rripin e Gazës, deklaroi: "Pas krimit të turpshëm të luftës të regjimit sionist në bombardimin e spitalit "Al-Mu'amedani" në Gaza dhe sulmeve të shumta ndaj xhamive ku janë strehuar qytetarët palestinezë, veprimi i ri kriminel i këtij regjimi në bombardimin e kishës ortodokse në Gaza, ku rreth 1000 persona, kryesisht gra e fëmijë, ishin strehuar në këtë vend fetar dhe fatkeqësisht u vranë me dhjetëra civilë dhe u plagosen me dhjetëra të tjerë, shënon një faqe tjetër të zezë dhe të turpshme në historinë e krimeve barbare dhe krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të regjimit sionist dhe liderëve të tij kriminalë politikë, ushtarakë dhe të sigurisë".
Vlen të theksohet se pas bombardimeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist mbi këtë kishë ortodokse, në të cilën ishin strehuar një numër i madh i civilëve myslimanë dhe të krishterë, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona dhe thuhet se 200 persona të tjerë kanë mbetur të ngujuar brenda ndërtesës së kësaj kishe.
Në këtë drejtim, Naser Kanani shtoi: “Sulmi i çmendur ndaj spitaleve, xhamive dhe kishave tregon se regjimi pushtues sionist nuk i përmbahet asnjë parimi dhe vlerash njerëzore, morale, fetare, si dhe standardeve dhe rregulloreve ndërkombëtare. Ky krim i tmerrshëm dënohet në gjykatën e ndërgjegjes njerëzore nga pikëpamja e të gjitha feve".
Kanani e quajti përgjegjësi ndërkombëtare dokumentimin e këtyre krimeve të tmerrshme me qëllim paraqitjen e tyre në gjykatat kompetente ndërkombëtare dhe ndëshkimin e kriminelëve sionistë si dhe përkrahësve të tyre të njohur.
Ai sqaroi: "Përgjegjësia e regjimit amerikan dhe e disa shteteve evropiane, të cilat po e mbështesin pa kushte regjimin sionist, nuk mund të ndahen nga përgjegjësitë ndërkombëtare e regjimit sionist dhe liderëve të tij kriminalë".
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e kishës "San Porfirios". Thuhej se në këtë kishë ortodokse ishin strehuar rreth 1000 persona, shumica e të cilëve ishin gra e fëmijë. Kjo kishë 1500-vjeçare i mbijetoi kryqëzatave dhe shembjes së perandorive.