-
Eragçi: Anëtarët e marrëveshjes bërthamore, Amerikën nuk e konsiderojnë si pjesëmarrëse në marrëveshje
Shtator 02, 2020 03:50Zv/ministri I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në përfundim të takimi të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë, pasi vuri në dukje se anëtarët e mbetur të kësaj marrëveshjeje, Amerikën nuk e konsiderojnë pjesë të saj shtoi se palët e marrëveshjes bërthamore thonë se Amerika nuk ka asnjë të drejtë që të përdorë dispozitat e marrëveshjes apo të rezolutës 2231 të KS të OKB.
-
Helga Shmidt: palët nënshkruese janë të angazhuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Shtator 01, 2020 16:54Zv/shefja e politikës së jashtme të BE deklaroi se në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, palët janë zotuar edhe një herë në angazhimin e tyre për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.
-
Eragçi takohet me ministrin e jashtëm të Austrisë
Shtator 01, 2020 04:28Sejed Abas Eragçi, zv/ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike në kuadër të vizitës së tij në Vienë u takua me Aleksandër Shalenberg ministër i jashtëm i Austrisë me të cilin diskutoi për çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare mes tyre marrëveshjen bërthamore.
-
Takhtrevançi: Amerika nuk ka autoritetin që të shfrytëzojë mekanizmin Moshe
Shtator 01, 2020 04:28Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Sipas argumenteve ligjore të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe përfundimit të nxjerrë nga kryetari i tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë autoritetin që të përdorin mekanizmin për kthimin e sanksioneve të kaluara.
-
Vienë: Të martën mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore
Gusht 30, 2020 16:35Ditën e martë në Vienë do të mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, i cili do të kryesohet nga zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe nga zv/shefja e politikës së jashtme të BE.
-
Pretendimi i çuditshëm i Pompeos për mekanizmin Moshe, polemikat e reja të propagandës amerikane
Gusht 29, 2020 04:30Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo të enjten ka cicëruar në Twitter: "Javën e kaluar, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit në misionin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë, Shtetet e Bashkuara njoftuan procesin e kthimit 30-ditor të të gjitha sanksioneve të KB kundër Iranit". Sipas Pompeo, sanksionet do të kthehen në mesnatën e 20 shtatorit”.
-
Zarif: Zyrtarët amerikanë nuk e kanë idenë e të drejtave dhe dispozitave të Kombeve të Bashkuara
Gusht 28, 2020 15:44Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të pretendimeve amerikane në lidhje me mekanizmin Moshe, tha se qeveria amerikane nuk e ka konceptin e të drejtave ose të Kombeve të Bashkuara.
-
Bolton: Administrata e Trump duket se është "budallaqe" me aktivizimin e mekanizmit Moshe
Gusht 28, 2020 15:44Ish këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA e përshkroi përpjekjen e administratës Trump për të përdorur "mekanizmin Moshe" si një veprim të marrë.
-
Pretendimi i Jared Kushner në lidhje me një marrëveshje të mundshme të SHBA me Iranin
Gusht 28, 2020 04:59Këshilltari presidencial amerikan pretendoi se "Donald Trump" do të arrijë një marrëveshje të përshtatshme me Iranin nëse ai fiton raundin e dytë të zgjedhjeve.
-
John Bolton: Veprimet e qeverisë amerikane, ringjallën marrëveshjen bërthamore
Gusht 26, 2020 16:32Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA shkroi në një mesazh se përpjekjet e qeverisë amerikane për të aktivizuar mekanizmin Moshe kundër Iranit kanë ringjallur marrëveshjen bërthamore.