-
OKB mirëpret dialogun midis Iranit dhe Arabisë Saudite
Tetor 08, 2021 07:25Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Stephen Dujarric i përshkroi bisedimet midis Iranit dhe Arabisë Saudite si "shumë të rëndësishme".
-
Takht Revançi: Irani është i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, me kusht që partnerët të përmbushin detyrimet e tyre
Tetor 07, 2021 04:02Ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara tha: Irani është i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, me kusht që partnerët e tjerë të kësaj marrëveshjeje të përmbushin detyrimet e tyre dhe të gjitha sanksionet e padrejta të hiqen shpejt dhe me mundësinë e verifikimit.
-
Takht Revançi: Sanksionet janë një akt terrorist
Tetor 06, 2021 05:24Ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara dënoi të gjitha format e terrorizmit, përfshirë terrorizmin ekonomik dhe sanksionet e njëanshme, duke thënë: Sanksionet synojnë njerëzit e zakonshëm dhe konsiderohen një akt terrorist.
-
OKB: Në Libi janë kryer krime kundër njerëzimit prej vitit 2016
Tetor 04, 2021 17:21Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, torturë, skllavërim, vrasje jashtë gjyqësore dhe përdhunime, janë kryer në Libi që prej vitit 2016, thuhej në një investigim të fundit të Kombeve të Bashkuara.
-
Irani bën thirrje për veprim të menjëhershëm të OKB -së për t’i dhënë fund krimeve kundër Palestinës
Tetor 03, 2021 06:28Përfaqësuesi iranian në takimin e Këshillit të OKB -së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë bëri thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist kundër Palestinës.
-
Deklaratë e përbashkët e 30 vendeve kundër sanksioneve të njëanshme
Tetor 01, 2021 04:47Në një deklaratë të përbashkët, 30 vende të botës shprehën shqetësim për masat shtrënguese të njëanshme, përfshirë sanksionet kundër vendeve në zhvillim, në kundërshtim me Kartën e OKB -së, multilateralizmin, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
-
I dërguari i Iranit: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet ta detyrojë Izraelin t'i japë fund agresionit kundër Sirisë
Shtator 29, 2021 04:51Ambasadori i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të detyrojë regjimin izraelit t'i japë fund akteve të tij të agresionit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.
-
Mekdad në OKB: SHBA dhe Turqia të largohen nga Siria
Shtator 28, 2021 04:44Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë për pushtimin e territoreve në Siri , duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Ankarasë të tërheqin forcat e tyre dhe të ndalojnë plaçkitjen e pasurisë së vendit.
-
Siria nuk ka frikë nga Izraeli, përshëndet lidhjet më të ngushta mes Iranit dhe arabëve
Shtator 27, 2021 16:25Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad ka mirëpritur çdo lëvizje për të nxitur marrëdhënie më të ngushta midis Iranit dhe vendeve arabe, dhe përsëriti se Damasku nuk ka frikë nga regjimi izraelit dhe mbështetësit e tij.
-
Kryetari i AP të OKB: Liderët e botës nuk kanë besim të njëri-tjetri
Shtator 27, 2021 12:54Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB deklaroi se liderët e botës në mbledhjen vjetore të OKB kanë shprehur shqetësime dhe brenga të ngjashme, mirëpo problemi që ekziston është mungesa e besimit të tyre te njëri-tjetri.