Irani kritikon heshtjen e ndaj sanksioneve të SHBA-së
Sekretari i Përgjithshëm i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Gjyqësorit iranian lidhur me deklaratën e një grupi ekspertësh të pavarur të OKB-së për respektimin e tepruar me sanksionet amerikane dhe shkeljen e të drejtave të populli iranian, kritikoi heshtjen e qëllimshme të Raportuesit Special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran.
Sipas bazës informative të Shtabit për të Drejtat e Njeriut, “Kazem Gharibabadi”, shefi i departamentit të Punëve Ndërkombëtare të Gjyqësorit dhe Sekretari i Shtabit për të Drejtat e Njeriut, të dielën tha: Mospërfillja e qëllimshme e Raportuesit Special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Javid Rehman, në lidhje me të drejtat themelore të pacientëve iranianë, të cilat vazhdimisht po shkelen për shkak të sanksioneve të SHBA-së dhe respektimit të disa vendeve të tjera, nuk ka lënë asnjë dyshim për paragjykime. Gharibabadi shtoi: "Raportuesi i bashkohet çdo deklarate politike anti-iraniane dhe merr pjesë në tubimet e grupeve terroriste dhe i mbështet raportet e tyre me informacione të njëanshme dhe devijuese, por nuk është i gatshëm të identifikojë shkeljen reale të të drejtave iraniane." Nuk ka dyshim se Misioni i posaçëm i raportimit për Iranin është projektuar sipas kritereve politike dhe duhet të përfundojë. Pak ditë më parë, një grup ekspertësh dhe raportuesish të posaçëm të të drejtave të njeriut të OKB-së lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar respektimin e tepruar të sanksionet e njëanshme kundër Iranit nga disa vende, atë e quajtën një shkelje të qartë të së drejtës për shëndetin dhe të drejtave të tjera njerëzore të popullit iranian. .