-
Putin: Dëshiroj që konflikti në Ukrainë të mbyllet sa më shpejt
Shtator 16, 2022 14:28Gjatë një takimi sot me kryeministrin e Indisë Narendra Modi në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur,” por pa thënë se si.
-
Kontrata e Pentagonit prej 311 milionë dollarësh për të furnizuar Ukrainën me 1800 raketa Javelin
Shtator 16, 2022 02:48Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) nënshkroi një kontratë me vlerë 311 milionë dollarë me kompanitë Lockheed Martin dhe Raytheon për të furnizuar Ukrainën me 1800 sisteme raketore anti-tank Javelin.
-
Putin në takim me Raisin: Delegacioni rus me 80 kompani të mëdha do të vizitojë Iranin javën e ardhshme
Shtator 15, 2022 15:43Presidenti rus Vladimir Putin tha se një delegacion rus prej 80 kompanish të mëdha do të vizitojë Iranin javën e ardhshme, pasi Republika Islamike nënshkroi dokumentet në lidhje me anëtarësimin e saj të plotë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i cili do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
-
Kina e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë si ‘fuqi të mëdha’ kundër hegjemonisë perëndimore
Shtator 15, 2022 15:42Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë, ka thënë presidenti Xi Jinping, duke përshëndetur lidhjet strategjike me Moskën në kundërshtim me hegjemoninë perëndimore.
-
Rusia: SHBA do të kalojë vijën e kuqe nëse i jep Ukrainës raketa me rreze më të gjatë
Shtator 15, 2022 15:33Rusia ka paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë veprimi, Uashingtoni do të kalojë "vijën e kuqe" dhe do të bëhet "një palë në konflikt", më shumë se gjashtë muaj pas operacionit ushtarak të Moskës në ish-republikën sovjetike.
-
Kremlini: Ambicia e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO përbën kërcënim për sigurinë për Rusinë
Shtator 14, 2022 16:17Ambicia e vazhdueshme e Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s paraqet një kërcënim për sigurinë e Rusisë, tha të mërkurën Kremlini, duke nënvizuar domosdoshmërinë për të kryer atë që e quan një "operacion ushtarak special" në Ukrainë.
-
Rusia kryen sulme masive në Ukrainë, ndërsa Kievi përpiqet të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara
Shtator 13, 2022 15:50Rusia njoftoi se forcat e saj po kryenin sulme masive mbi forcat e armatosura ukrainase nga të gjitha drejtimet operacionale përgjatë vijës së frontit ukrainas, pasi Kievi tha se ishte i përgatitur të çlironte të gjithë territorin ukrainas, ndërsa i bëri thirrje Perëndimit të përshpejtojë dërgesat e sistemeve të armëve.
-
Putin: De-dollarizimi i ekonomisë botërore është i pashmangshëm
Shtator 13, 2022 15:48Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se procesi i daljes së dollarit nga ekonomia botërore është "i pashmangshëm" pasi vendi i tij po përballet me "agresionin financiar dhe teknologjik nga disa vende".
-
Lavrov takohet në Moskë me delegacionin e Hamasit të kryesuar nga Ismail Haniyeh
Shtator 13, 2022 03:34Në Moskë, ministri i Jashtëm rus u takua dhe bisedoi me një delegacion të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas të kryesuar nga kreu i Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.
-
Ukraina vazhdon ofensivën në Kharkiv, rusët tëhiqen
Shtator 13, 2022 03:04Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha në një deklaratë se po vijon çlirimi i territoreve të pushtuara nga rusët në rajonet Kharkiv dhe Donetsk.