Putin: Dëshiroj që konflikti në Ukrainë të mbyllet sa më shpejt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131998-putin_dëshiroj_që_konflikti_në_ukrainë_të_mbyllet_sa_më_shpejt
Gjatë një takimi sot me kryeministrin e Indisë Narendra Modi në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur,” por pa thënë se si.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 16, 2022 18:58 Europe/Tirane
  • Putin: Dëshiroj që konflikti në Ukrainë të mbyllet sa më shpejt

Gjatë një takimi sot me kryeministrin e Indisë Narendra Modi në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur,” por pa thënë se si.

Putin i tha më tej kryeministrit indian Narendra Modi se e kuptonte që India kishte shqetësime mbi luftimet. “Unë e njoh qëndrimin tuaj mbi konfliktin në Ukrainë, i njoh shqetësimet tuaja …. do të bëjmë gjithçka mundemi që ky konflikt të marrë fund sa më shpejt,” i tha Putin Kryeministrit të Indisë. Më vonë Putin mbajti një takim bilateral me presidentin turk Erdogan, i cili gjithashtu raportohet se e kishte nxitur Putin t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Putin e Erdogan raportohet se trajtuan një seri çështjesh që janë rrjedhojë e konfliktit në Ukrainë, si eksportet e grurit apo furnizimi me gaz i Turqisë.