-
Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë
Mars 04, 2023 08:53Historiani dhe ish-ambasadori serb në SHBA, Milan St. Protic ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani është reduktuar në një “pazar jashtëzakonisht të pafavorshëm” për Serbinë, në njohjen e heshtur të pavarësisë së Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
-
Rohde: Nuk do të lejojmë një `Republikë serbe` në tokën e Kosovës
Mars 04, 2023 08:50Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
-
BE: Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar tekstin e marrëveshjes
Mars 03, 2023 04:27Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.
-
Mali i Zi drejt formimit të një tjetër qeverie teknike
Mars 03, 2023 04:27Kriza politike vijon prej disa muajsh në Malin e Zi dhe nëse i mandatuari për formimin e qeverisë së re Miodrag Lekiç nuk arrin që ta formojë atë, ai do të shqyrtojë mundësinë që t’i propozojë Kuvendit formimin e një qeverie teknike që do të përgatitej për zgjedhje.
-
Serbët e Kosovës të ndarë, veriorët skeptikë për marrëveshjen, jugorët kanë shpresë
Mars 03, 2023 04:27Edhe pse nuk firmosën asgjë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan për ta pranuar planin evropian.
-
Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4
Mars 02, 2023 11:25Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka refuzuar t`i komentojë deklaratat e presidentit Serb Aleksandar Vuçiq i cili një ditë pasi u pranua propozimi evropian, deklaroi se nuk do ta respektojë pikën 4 e cila parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
-
Zgjedhjet në veri, peng i frymës së dialogut
Mars 02, 2023 11:23Në rast se Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - nuk merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 23 prill, për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, rezultati i zgjedhjeve mund të jetë legal, por me legjitimitet të kontestuar, vlerësojnë përfaqësues politikë të serbëve dhe njohës të proceseve zgjedhore dhe politike.
-
Vuçiç bisedë telefonike me Von der Leyen, e informon për dialogun me Kosovën
Mars 02, 2023 04:36Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka shkëmbyer mendime për situatën aktuale në rajon, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
-
NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Mars 02, 2023 04:36Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi se aleanca mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.
-
Serbia e shqetësuar për praninë e serbëve në luftën në Ukrainë
Mars 01, 2023 16:18Presidenti i Serbisë paralajmëroi kundër bashkëpunimit të serbëve me kompaninë ushtarake private ruse e quajtur Vagner.