-
Masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen
Janar 16, 2023 03:43Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut ka deklaruar se ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen.
-
Osmani: Do ta ngremë zërin kundër gjenocidit gjithandej nëpër botë/Video
Janar 15, 2023 13:50Makineria vrastare e Millosheviqit kreu njërin nga krimet më monstruoze në Reçak me 15 janar 1999, duke u dëshmuar si regjimi më çnjerëzor kundër një popullate të pafajshme. Kështu deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në akademinë përkujtimore mbajtur në Shtime, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut. Ajo tha se për këto krime do ta ngrenë zërin në botë, kundër gjenocidit serb.
-
Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak
Janar 15, 2023 13:47Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka shkruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Në Twitter, diplomati amerikan sjell në kujtesë fjalinë antologjike të Martin Luther King-ut, i cili ka thënë se “Kudo që ndodhë padrejtësia, ajo është një kërcënim për drejtësinë”.
-
Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut rrëfejnë tmerrin e 15 janarit 1999
Janar 15, 2023 13:46Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, fshati Reçak në Komunën e Shtimes, u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Aty u vranë mizorisht, fëmijë, të rritur e pleq. Të mbijetuarit e asaj dite, rrëfejnë për Radio Kosovën tmerrin e përjetuar të 15 janarit 1999.
-
Mali i Zi në udhëkryq, Lekiç: Të mbahen zgjedhje
Janar 14, 2023 04:16Kriza politike në Malin e Zi nuk po lehtësohet, përkundrazi, nuk dihet ende se kur do të zgjidhet. Qeveria e Dritan Abazoviç ra nga pushteti në gusht dhe krijimi i një qeverie të re nuk duket në horizont.
-
Serwer: Në takimin Chollet – Vuçiq pati mospajtime
Janar 13, 2023 10:23Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Chollet: Palët në dialog të vendosin interesat e qytetarëve në plan të parë
Janar 13, 2023 10:18Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se vizita e tij në Kosovë dhe Serbi nuk ka të bëjë me dhënien e ultimatumeve, por për t’i dhënë mbështetje të fortë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
-
Bislimi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet në fund të marsit
Janar 12, 2023 03:28Kreu i ekipit negociator i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një intervistë për Euronews Serbia ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.
-
Bërnabiç: Do i kërkojmë Chollet të na premtojë se asosacioni nis në janar
Janar 12, 2023 03:28Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha para vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet, se premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe do të nisë në janar, pritet të jetë “në tavolinën” e bisedimeve.
-
Analistët: Chollet do të përshpejtojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi
Janar 11, 2023 09:48Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, qëndron sot në Kosovë. Ai pritet të takojë zyrtarë qeveritarë e liderë politikë me të cilët, sipas njoftimeve zyrtare, do të bisedohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Njohës të procesit të dialogut thonë se gjatë vizitës në Prishtinë, Chollet do të kërkojë përshpejtimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje bazë, sipas planit franko-gjerman.