-
Lajçak për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ju takon palëve ta përcaktojnë epilogun e dialogut
Tetor 22, 2022 16:32Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ju takon palëve ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
-
Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit
Tetor 22, 2022 10:27Një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar, mund të çojë në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e njohin, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.
-
Osmani: Nisma franko-gjermane ka për qëllim përshpejtimin e dialogut
Tetor 22, 2022 04:17Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se nisma franko-gjermane për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim përshpejtimin e dialogut dhe se askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja e ndërsjellë.
-
Vuçiç: Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë
Tetor 21, 2022 06:14Presidenti i Serbisë tha se nuk do të vendosin sanksione kundër Rusisë derisa të kërcënohet ekzistenca e Serbisë.
-
‘Rigjallet’ Procesi i Berlinit/ Ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor takohen në Gjermani
Tetor 21, 2022 06:11Ministrat e Brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit do të takohen sot në kryeqytetin gjerman me ftesë të ministres federale të Brendshme Nensi Feser në kuadër të përgatitjeve për samitin e Berlinit që pritet të mbahet në 3 nëntor.
-
Vuçiç: Po shtohet trysnia ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës
Tetor 21, 2022 06:11Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.
-
Escobar pas takimit me Vuçiqin: Pres vazhdim dinamik të dialogut
Tetor 20, 2022 09:34I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret nga të dyja palët që të vazhdojnë në mënyrë dinamike dhe konstruktive dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Gjermania pret Ballkanin Perëndimor, kërkon riaktivizimin e Procesit të Berlinit dhe zgjidhje për emigrantët
Tetor 20, 2022 09:25Në Berlin do të zhvillohen këto ditë tre ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor. Synimi kryesor është riaktivizimi i Procesit të Berlinit, por jo vetëm.
-
Escobar: Mbështesim propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Tetor 20, 2022 04:26I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh. Ai i bëri këto komente gjatë një interviste për televizionin Kanal 10 në Prishtinë, duke theksuar se çdo propozim nga shtetet evropiane për dialogun, duhet të trajtohet seriozisht.
-
Ivan Todosijeviq dënohet me një vit burgim lidhur me deklaratat për Reçakun
Tetor 19, 2022 11:45Ish-ministri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim.