-
Lajçak në Serbi: Presim të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut
Prill 20, 2022 15:37I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të mërkurën, tha se shtetet e unionit presin që të dyja palët të zbatojnë të gjitha gjërat për të cilat janë marrë vesh gjatë dialogut të zhvilluar në dhjetë vjetët e fundit.
-
Rusia kërkon destabilizimin e Ballkanit përmes Serbisë, thotë Osmani
Prill 19, 2022 03:53Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se Rusia kërkon destabilizimin e Ballkanin me anë të Serbisë.
-
Konjufca: Sulmet ndaj policisë së Kosovës janë në interes të Putin
Prill 19, 2022 03:53Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se sulmet ndaj policisë në veri të vendit janë në interes të presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin me Ukrainën edhe në shtete të tjera.
-
Serbia kërkon luftë në Kosovë? Breshëri plumbash e dinamit, sulmohet sërish policia!
Prill 17, 2022 15:36Vetëm një ditë pasi krerët e policisë së Kosovës denoncuan sulmet ndaj efektivëve të saj në veri, dy shpërthime të tjera shënjestruan forcat policore në zonë. Incidenti i orëve të parë të ditës ndodhi në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.
-
Përsëriten zgjedhjet/ Preshevë, shqiptarët nuk votojnë, ngelen pa deputet në parlamentin e Serbisë
Prill 17, 2022 15:36Në Serbi të shtunën është përsëritur votimi në disa vendvotime.
-
Luftë ndaj çdo grupi kriminal që cenon sigurinë, thotë Sveçla nga Veriu
Prill 17, 2022 03:51Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas sulmit të sotëm në Veri ka thënë se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policorë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
-
Zhvillimet e fundit në veri, ekspertët e sigurisë: Të shtohet numri i policëve në pikat kufitare dhe të pajisen me armë të gjata
Prill 15, 2022 15:47Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pikat kufitare në veri të vendit, që dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë.
-
Vuçiç: Blerja e armëve nga Kina është legjitime
Prill 13, 2022 15:38Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se blerja e armëve nga Kina është tërësisht legjitime, transparente dhe e rregullt.
-
"Ju miza mashtruese, unë ujku i vetmuar në Ballkan", Vuçiç thirrje Kurtit dhe Gjukanoviç: Lëreni Serbinë të qetë!
Prill 13, 2022 10:05Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje sot kreut të shtetit malazez, Milo Gjukanoviç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të lënë të qetë Serbinë, pasi sipas tij kanë shqetësime më të mëdha në vendet e tyre për tu marrë siç janë krimi, korrupsioni dhe ekonomia.
-
Dick Marty: Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët/ Kosova kërkon hetim
Prill 12, 2022 15:41Autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.