-
Shqipëri, regjistrohen 57 raste të reja në 24 orët e fundit
Qershor 14, 2020 07:43Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.
-
Kosovë, përkeqësohet situata me virusin Korona
Qershor 14, 2020 07:40Për vetëm 13 ditë të muajit qershor, në Kosovë janë regjistruar më shumë raste pozitive se në 31 ditët e muajit maj. 354 raste pozitive janë regjistruar në 13 ditët e para të qershorit, me vetëm dy ditët e fundit që bashkë rezultuan me 111 raste pozitive me COVID-19.
-
Shtohet numri i të infektuarve me Covid-19
Qershor 14, 2020 02:23Rreziku për një valë të dytë duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit “Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit. Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve dhe hapja e ekonomisë, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.
-
Përpjekjet për prodhimin e vaksinës së virusit Korona
Qershor 14, 2020 02:23Kompania Moderna zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.
-
ShBA, rritje e rasteve të reja me COVID-19
Qershor 13, 2020 17:13Rreziku për një valë të dytë të pandemisë së COVID-19 duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit“Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit.
-
Iran, 71 vdekje dhe 2.410 raste të reja me virusin Korona
Qershor 13, 2020 08:47Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 184.955 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 146.748 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
-
Maska mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19 për 40 për qind
Qershor 12, 2020 16:43Maska mund të zvogëlojë shkallën e rritjes së infeksioneve të coronavirusit me 40%, sipas studiuesve që studiuan përvojën e vendeve në Gjermani që promovuan përdorimin e tyre.
-
Iran, 75 vdekje dhe 2.369 raste të reja me virusin Korona
Qershor 12, 2020 08:04Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 182.545 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 144.649 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
-
Shqipëri, shënohen 31 raste të reja dhe 1 viktimë tek Infektivi
Qershor 12, 2020 07:51Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarve në vend, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 31 raste të reja me Covid-19.
-
Kosova vazhdon të regjistrojë raste të reja të infektimit me virusin Korona
Qershor 12, 2020 07:48Infektologu Valbon Krasniqi i ftuar në emisonin “Click” tregoi se a ka kaluar pandemia në Kosovë. Krasniqi tha se vendi ishte duke shkuar drejt fundit të pandemisë, pasi që numri i të prekurve me koronavirus aktiv para një muaji ishte zbritur nën 200.