Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Diego Armando Maradona
(last modified Wed, 25 Nov 2020 17:22:07 GMT )
Nëntor 25, 2020 18:22 Europe/Tirane
  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare.

Raportohet se legjenda e futbollit pati një atak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni në tru. Kupa e Botës me Argjentinën, 3 Copa America , UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës ishin disa nga trofetë dhe arritjet e mëdha të fituara nga argjentinasi. Vetëm para pak kohësh ai kishte mbushur 60 vjeç. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku filloi karrierën e tij të madhe.