Dy gjigantët evropianë pas Toni Kroosit
Real Madridi mund të mbetet pa njërin nga yjet e tij.
Mesfushori gjerman Toni Kroos është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha evropiane, Manchester United dhe Paris Saint Germain. Sipas medieve spanjolle Kroos është i interesuar të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, për të përjetuar një përvojë të re. Por për ta lënë të lirë gjermanin, Real Madrid kërkon së pari të gjejë një zëvendësues për të dhe dëshira kryesore është Paul Pogba. Gjithsesi dy skuadrat që e dëshirojnë Kroosin, duhet të paguajnë mbi 45 milionë euro për të. Nga ana tjetër, Mario Gotze si duket do të largohet nga Bayern Munich në fund të stinorit. Lojtari nuk kishte hapësirat e duhura nën urdhrat e Pep Guardiolës duke qëndruar shumicën e kohës në bankën rezervë. Por duket se e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe me Carlo Ancelottin nëse nuk largohet nga Bayerni. Mediat gjermane kanë raportuar se Gotze nuk është në planet e Carlo Ancelottit i cili e ka paralajmëruar të largohet. E ardhmja e gjermanit duket se do të jetë në Ligën Premier të Anglisë, ku Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm te Liverpooli.