Votimi i Senatit brazilian për shkarkimin e Dilma Rousseff
Me 55 vota pro dhe 22 kundër, senati brazilian ka vendosur që të pezullojë nga detyra Presidenten e vendit, Dilma Rouseff, me qëllim dërgimin e saj përballë gjykatës.
Presidentja akuzohet për manipulimin e financave publike me qëllim fshehjen e rritjes së borxhit publik në vitin 2014, përpara zgjedhjes së saj për një mandat të dytë në krye të vendit. Hetuesit do të kenë mundësi që ta hetojnë Presidenten në ikje për një afat gjashtë mujor, ndërkohë që në vend të saj do të vendoset përkohësisht zv. Presidenti aktual, Michel Temer. Senati Brazilian ka vendosur që të pezullojë nga detyra Presidenten e vendit, Dilma Rouseff, me qëllim dërgimin e saj përballë gjykatës. Rousseff do të qëndrojë e pezulluar për gjashtë muaj për t’i lënë hapsirë organeve hetuese që të investigojnë në lidhje me akuzën e manipulimit të financave publike nga ana e qeverisë me qëllim fshehjen e rritjes së borxhit publik. Partitë opozitare e kanë akuzuar Rousseff se kjo ishte një iniciativë e marrë përsipër prej saj, përpara rizgjedhjes së saj për një mandat të dytë në vitin 2014. Ndërkohë, në rrugët dhe sheshet të Sao Paolos, mijëra qytetarë kanë protestuar ashpër kundër Presidentes. Ata janë konfrontuar edhe fizikisht me forcat policore ndërkohë që gjatë protestave nuk kanë munguar incidentet. Por përvec protestave, në vend ka patur edhe kundërprotesta në shenjë mbështetjeje ndaj Presidentes tashmë të pezulluar Dilma Rousseff. Kjo e fundit pritetet që të zëvendësohet nga zv. Presidenti Michel Temer. Më herët, presidentja bëri një përpjekje të fundit për të ndalur pezullimin, duke e dërguar cështjen pranë Gjykatës supreme, por ishte pikërisht kjo e fundit që hodhi poshtë kërkesën e saj. E gjendur mes presioneve të shumta, Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff, ka vendosur që t’a dërgojë pranë Gjykatës Supreme procesin e votimit të dhomës së ulët të Parlamentit i cili pritet të mbahet gjatë orëve në vijim dhe që do të vendosë për pezullimin e saj nga detyra. Përfaqësuesi ligjor i Presidentes pretendon se marrja e vendimit për t’a votuar këtë çështje në Parlament ka parregullsi ligjore. Ai shtoi se kjo është një lëvizje politike dhe një përpjekje për tëgoditur figurën e Dilma Rousseff. Presidentja mund të pezullohet për plot 180 ditë nga detyra në rast se senatorët do t’i hapin dritën jeshile propozimit të bërë.