Si i pastron hudhra enët e gjakut?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i14104-si_i_pastron_hudhra_enët_e_gjakut
Të mos kishte aromën e fortë që kërkon kohën e vetë për t’u larguar, hudhra do të kryesonte në përbërësit e kuzhinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • Si i pastron hudhra enët e gjakut?

Të mos kishte aromën e fortë që kërkon kohën e vetë për t’u larguar, hudhra do të kryesonte në përbërësit e kuzhinës.

Megjithatë, edhe ashtu siç është, përdoret gjerësisht në gatime dhe jo vetëm. Ajo është cilësuar gjithnjë si kurues natyral prandaj edhe njerëzit e përfshijnë në kura të ndryshme popullore sepse i bën mirë zemrës, sistemit të gjakut etj. Aroma e fortë e hudhrës vjen pre alicinës por në Kinë nuk duan t’ia dinë. Mbajnë për 30 minuta një hudhër në gojë, që në mëngjes, sepse vlerat e saj ushqyese, përmes pështymës, pastrojnë enët e gjakut. Pas 30 minutash, pa e përtypur, do ta flakni. Në rast se ka ngelur pak nga aroma e saj, përtypni një kokërr kafe apo një degë majdanoz. Hudhra është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut. Është shumë e shëndetshme dhe mundet të parandalojë dhe shërojë shumë sëmundje. Në mëngjes duhet ta konsumoni në lukth të zbrazët. Kjo do ta shtojë fuqinë e saj dhe do ta bëjë një antioksidues shumë të fortë. Për shkak se hudhra është një antibiotik dhe një antioksidant, i cili e mbron stomakun tuaj nga infeksioni dhe sëmundjet.

-Kështu, kjo është ajo çfarë hudhra mund të bëjë për ju nëse e konsumoni në stomak të zbrazur:

-Hudhra ka aftësinë që të ulë shtypjen e lartë të gjakut, pa pasur nevojë që të merrni ilaçe të tjera.

-Inflamacioni, pa marrë parasysh se i cilit lloj është, mund të parandalohet dhe të shërohet nga hudhra.

-Pacientët me artrit mund të përfitojnë nga kjo bimë. Duke ngrënë hudhër në stomak të zbrazur jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të luftoni simptomat e artritit, por gjithashtu të lehtësojë dhimbjen.

-Po, nëse hani hudhër në stomak të zbrazur, infeksionet do të largohen. Të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale mund të mbahen larg nga kjo bimë e mrekullueshme.

-Gripi, ftohja e shpeshtë dhe alergjitë janë shpesh rezultat i sistemit të dobët imunitar. Hudhra ka potencialin që të forcojë sistemin imun!

-Parandalimi dhe trajtimi i problemeve të frymëmarrjes është diçka që hudhra e bën. Ajo mund të parandalojë pneumoninë, sëmundjet e bronkitit, kollën, bronkitin kronik dhe më shumë.

-Madje, hudhra mund të trajtojë edhe simptomat e astmës dhe tuberkulozit.