Plani i mençur i Iranit për të paraqitur padi në Hagë
Zyrtarët iranianë kanë vendosur të paraqesin padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë të SHBA, e cila ka autorizuar sekuestrimin e 2 miliard $ të aseteve të ngrira të Teheranit të depozituara në një llogari të SHBA.
Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që paratë duhet të transferohen tek familjet e një numri të viktimave amerikane të cilët u vranë në vitin 1983 në sulmet terroriste në Bejrut. SHBA akuzon Iranin për përfshirje në sulmet terroriste, ndërsa Teherani ka mohuar çdo lidhje me këtë incident. Irani ka vendosur për të proceduar çështjen në gjykatat ndërkombëtare, sepse të gjitha kombet duhet të respektohen në mënyrë të barabartë në bazë të sistemit juridik ndërkombëtar dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të kap apo të manipuloj pasuritë e kombeve të tjera. Prandaj, veprimi i fundit i SHBA për kapjen e njëanshme të dy miliardë dollarëve të aseteve të ngrira të Iranit është një vepër penale, sipas ligjeve ndërkombëtare dhe kjo ka çuar Teheranin për të referuar çështjen në gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë GJND dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ngritja e padisë kundër një entiteti në GJND, dyja palët ndërgjyqëse duhet të pranojnë pushtetin juridik të Gjyaktës. Ndërkohë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, të dyja palët, sipas një marrëveshje të përbashkët do të shkojnë në Gjykatë e cila do t'i ndihmojë ata për të kapërcyer problemet e tyre. Në kontestim Iran-SHBA, pasi që Uashingtoni ka pranuar kompetencën e GJND, atëherë dera mbetet e hapur për Iranin që të paraqes ankesë kundër SHBA në këtë Gjykatë. Përveç kësaj, Traktati i miqësisë i vitit 1955, mundëson që marrëdhëniet ekonomike dhe të Drejtat konsullore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund t'i hapin rrugën Iranit për të ndjekur cështjen e ankesës. Sipas traktatit të vitit 1955, të dyja palët duhet të zgjidhin problemet mbi bazën e barazisë së trajtimit reciprok. Gjatë dy dekadave të fundit, disa çështje janë shtuar në listën e të drejtave ndërkombëtare, por ata nuk e kanë kthyer në një bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në mesin e tyre janë çështjet e terrorizmit dhe të drejtave të njeriut të cilat nuk mund të zgjidhen në rrugë normale. Për këtë arsye, një numër vendesh të botës arritën në përfundimin se në qoftë se dy çështjet (e terrorizmit dhe e të drejtave të njeriut) i vënë interesat e tyre kombëtare në rrezik, ato shtete do të kenë të drejtë të merren me këto çështje në bazë të ligjeve të tyre kombëtare dhe kjo ishte arsyeja që SHBA miratuan ligjet e veta kundër terrorizmit 10 vjet më parë dhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Zyrtarët amerikanë thanë se arsyeja për miratimin e këtij legjislacioni ishte ruajtja e sigurisë së tyre të brendshme. Në qoftë se numri i vendeve, që janë duke u përpjekur për të miratuar legjislacionin e tyre mbi terrorizmin dhe të drejtat e njeriut, është në rritje ose në qoftë se ata arrijnë të ndryshojnë ligjet e tyre në një pjesë të rregulloreve ndërkombëtare, atëherë këto ligje do të bëhen të ekzekutueshme në bazë të sistemit ligjor ndërkombëtar. Edhe pse këto ligje nuk janë domosdoshmërish pjesë e rregulloreve ndërkombëtare, do të merren në konsideratë nga Gjykata Ndërkombëtaree Drejtësisë dhe do të ndikojmë në vendimin e dhënë nga Gjykata. Në rrethana të tilla, në qoftë se Irani mund të paraqesë prova të mjaftueshme ligjore para Gjykatës për të provuar se vendi nuk ka të bëjë aspak me çështjen e terrorizmit, atëherë dera do të jetë e hapur për Teheranin për të rivendosur të drejtat e tij. Por, nëse nuk arrin të paraqesë një padi në lidhje me këtë, ose në mënyrë efektive të mbrojë rastin e tij, atëherë GJND mbi bazën e supozimeve të veta do ta fajësojë Iranin. Tani është koha kur zyrtarët iranianë duhet që fuqishëm dhe me vigjilencë të përpiqen për të fituar opinionin publik botëror dhe seriozisht të ndjekin rastin e sekuestrimit të aseteve të ngrira iraniane përmes gjykatave ndërkombëtare.