Politikanët e dështuar
Zhvillimet e papara deri më tani në Turqi në periudhën midis viteve 2002 deri 2012 të cilat u bazuan në idetë dhe mendimet e Erdogan, rezultuan me largimin nga skena politike të Ahmed Davutogllu.
Është vlerësuar se tani Davutogllu do të largohet nga pushtetit dhe Erdogan sa më shpejtë që është e mundur dëshiron të lirohet nga idetë e Davutogllu i cili vazhdimisht ka qenë ideatori i politikës së Erdogan. Në këtë drejtim ekzistojnë disa raste:
1. Mosmarrëveshjet mbi diversitetin etnik dhe kulturor të Turqisë
Davutogllu është pse ishte arkitekti i politikës së jashtme të Turqisë, megjithatë një nga parimet më të rëndësishme të politikës së tij të jashtme të pasqyruar në librin e tij të njohur me titull "Thellësia strategjike, koherenca dhe stabiliteti i brendshëm",, ka theksuar mbi diveristetin etnik dhe kulturor të Turqisë që duhet marrë parasysh avantazhet dhe përparësitë në fushën e lulëzimit të tyre. Ai gjithashtu stabilitetin dhe demokracinë i konsideron si plotësim i njëri-tjetrit dhe paralajmëron se kufizimi i demokracisë nën pretekstin e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë, e shkatërron edhe demokracinë dhe nuk vendos stabilitet dhe siguri. Kjo që Davutogllu në historinë 90 vjeçare të Turqisë ku pati një takim të liderëve të fetar armenes dhe të krishterë, vjen nga e njëjta perspektivë ku Erdogan u shtye për zgjidhjen e konfliktit me kurdët. Mirëpo pas ngjarjeve të vitit 2012 në parkun Gezi, u minuan politikat për zgjidhjen e konfliktit me Armeninë dhe armenët e Turqisë si dhe procesi i paqes me kurdët. U dëshmua se Erdogan përmes heshtjes u pajtua, por shkonte në drejtim të prirjeve të Davutogllu, që ishte një proces që i zbuti disa pjesë të të arriturave të dhjetëvjeçarit të parë. Nuk ka dyshim se disa pjesë të veprimeve pozitive dhe të paprecedenta të qeverisë së parë të Erdoganit, ishin për të zgjeruar bazën e tyre shoqërore dhe për të ulur ndikimin e ushtrisë tradicionale turke, të cilët midis tjerash krijuan bindjen tek opinioni se ekzistojnë tendenca për grusht shtet kundër qeverisë turke. Pjesë disa nga këto veprime janë bërë në përputhje me kushtet për hyrjen e Turqisë në BE por nuk u pranuan si të mjaftueshme nga ana e BE, sjellët përballë faktorëve të brendshëm, në pengimin e reformave të qeverisë së Erdogan dhe dobësimi i ideve të Davutogllu ishin tejet të dukshme.
2. Problemet me fqinjët dhe ato rajonale
Një tjetër parim i rëndësishëm që kishte paraqitur Davutogllu ishte promovimi i rolit rajonal dhe ndërkombëtar të Turqisë ose "problemi zero më fqinjët e Turqisë. Edhe pse ky parim në rastin e Izraelit nga viti 2008 u shoqërua me sfida, por në përgjithësi Ankaraja deri në vitin 2011 kishte marrëdhënie të mira me fqinjët. Por nga viti 2012 u shfaqën ambiciet e Turqisë dhe iluzionet e saj rajonale dhe strategjia e tyre ndaj Sirisë doli të jetë e gabuar dhe mosrealizimi i qëllimit për largimin e Asaj nga pushteti në Siri nuk është pritur lehtë nga qeveria e Erdogan. Kjo politik në rrafshin e brendshëm është përballur me sfida dhe tensione të mëdha dhe shkelja e parimit të parë, stabilitetit dhe kohezionit të brendshëm, si dhe shkelja e parimit pa probleme me fqinjët (shkelja e parimit të dytë: probleme zero me fqinjët) si dhe i një parimi të rëndësishëm të Davutogllus në politikën e jashtme, pra :politika e jashtme multidimensionale" (uniteti me perëndimin dhe NATO-s dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimi me Rusinë etj...), janë marrë me rezerva. Në historinë bashkëkohore Turqia ka pas më pak përvojë që lidhjet me Uashingtonit dhe Moskën të përballen me probleme të shumta. Të gjitha këto e kanë bërë Ankaranë që përballë këtyre problemeve të mbetet e vetme.
3. Mosmarrëveshjet mbi çështjen e emigrantëve
Evropianët kohët e fundit në mënyrë që të frenojnë valën e emigrantëve, janë ofruar me Turqinë. Mes Turqisë dhe BE pati edhe një marrëveshje në të cilën është theksuar se Turqia duhet të ndalë emigrantët në kufijtë e saj për të mos kaluar në Evropë, ndërsa si kompensim qytetarëve turq do tu liberalizohen vizat si dhe Turqia do të marrë një ndihmë financiare në vlerë 6 miliardë euro. Erdogan duke menduar se kjo marrëveshje do të rrisë ndikimin e Davutogllus në rrafshin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm, fuqizoi zërat kundërshtues kundër Davutogllus dhe padyshim disa figura evropiane kanë dal kundër këtij veprimi të Erdogan. Me ekzistimin e mosmarrëveshjeve rreth marrëveshjes me Evropën dolën në shesh kundërshtimet mes Erdogan dhe Davutogllu dhe Erdogan gradualisht filloi ti shfaq kritikat e tij kundër Davdutogllu. Me këtë rast u kuptua se Davutogllu ka qenë edhe kundër shndërrimit të Turqisë nga sistemi parlamentar në atë presidencial dhe një gjë e tillë nuk i ka konvenuar aspak presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Pastaj Erdogan ka minuar edhe bisedimet e paqes me kurdët si dhe qasja e tij ndaj gazetarëve ka ngjallur kritika shumë të mëdha në arenën e brendshme dhe ndërkombëtare. Me eliminimin e Davutogllu pritet që këto trendë negative të intensifikohen. Erdogan shihet se nuk tërhiqet nga ideja e tij për formimin e një sistemi presidencial në Turqi. Këto ditë qeveria dhe shoqëria turke duhet të mendohen mirë në veprimet e tyre në mënyrë që mos ti përsërisin gabimet e tyre të kaluara.