Politika hipokrite e sauditëve në negociatat e paqes në Jemen
Vazhdimi i sulmeve të Arabisë Saudite në qytetet e Jemenit në kohën kur po zhvillohen negociatat e paqes në këtë Kuvajt, tregon për rritjen e presionit ndaj përfaqësuesve të popullit jemenas në drejtim të marrjes së më shumë pikëve gjatë negociatave, të cilat mund t'i sjellin këto bisedime në një qorrsokak.
Më shumë se një vit nga sulmet e Arabisë Saudite në Jemen dhe populli jemenas është në pritje të një armëpushimi të përhershëm dhe dhënien fund të konfliktit në Jemen. Në këtë kontest dhe në hijen e armëpushimit të brisht që është vendosur më 23 prill të këtij viti, , raundi i ri i negociatave të paqes në Jemen midis përfaqësuesve të Komitetit popullor Ansarullah dhe Ali Abdullah Saleh, ish/presidentit të Jemenit (i njohur si delegacioni i Sanas) nga njëra anë me përfaqësuesit e Abdurabe Mansur Hadi, presidentit të dorëhequr të Jemenit (i njohur si delegacioni i Riadit) nga ana tjetër janë duke negociuar në negociatat e Kuvajtit. Negociatat e Kuvajtit mund të konsiderohen ndër negociatat më të gjata dhe më të vështira për palët jemenase që filluan nga nisja e sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen. Në këtë raund të negociatave, palët jemenase janë takuar edhe me praninë e Ismail Veled Sheikh Ahmed, i dërguari i OKB për çështjen e Jemenit si dhe në mënyrë direkte me njëri-tjetrin, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkret dhe vazhdimi i agresioneve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, minon arritjen e ndonjë marrëveshje për ndaljen e dhunës në këtë vend. Në vazhdim të presioneve të tilla më 2 maj përfaqësuesi i OKB për Jemenin njoftoi për progresin e negociatave, por delegacioni i Riadit i lëshoi bisedimet dhe këto negociata për një kohë u ndërprenë. Delegacioni i Riadit braktisjen e negociatave e arsyetoi me shkeljen e armëpushimit nga delegacioni i Sanas. Kjo është në kohën kur Arabia Saudite për shkak të sulmeve në rajone të ndryshme të Jemenit gjatë gjithë negociatave të paqes, ishte shkaku kryesor i bllokimit të negociatave. Megjithatë, me ndërhyrjen dhe përpjekjet e Emirit të Kuvajtit të dyja palët edhe njëherë u kthyen në tryezën e bisedimeve, mirëpo vazhdimi i këtij procesi dhe shkelja e armëpushimit nga ana e Arabisë Saudite dhe delegacionit të Riadit u bën shkak për prishjen e negociatave dhe këto veprime të sauditëve mund të çojnë në dështimin e plotë të tyre. Qëllimi i sulmeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe shkelja e armëpushimit, bëhen për shkak të rritjes së presionit mbi lëvizjen Ansarullah. Me fjalë të tjera, Arabia Saudite ka për qëllim t'i tregoj delegacionit të Riadit që të mos arrihet marrëveshje dhe opsioni ushtarak të mbetet opsioni i fundit dhe i vetëm. Kjo dëshmon se Arabia Saudite dhe delegacioni i Riadit nuk janë serioz në negociata dhe nuk përkrahin zgjidhjen politike të krizës në Jemen dhe dëshirojnë vazhdimin e luftës në Jemen, ndërsa nga ana tjetër delegacioni i lëvizjes Ansarullah vazhdimisht kërkon arritjen e paqes dhe kjo është arsyeja që sauditët dëshirojnë që lëvizja Ansarullah të mos faktorizohet në procesin e negociatave. Me fjalë të tjera, Arabia Saudite njëkohësisht me zhvillimin e procesit të negociatave vazhdon bombardimin e rajoneve të ndryshme të Jemenit me qëllim që të rrisë presionin ndaj delegacionit të Sanas dhe të marrë më shumë pikë delegacioni i Riadit. Delegacioni i Riadit pretendon se para arritjes së ndonjë marrëveshje, ushtria dhe forcat popullore të afërta me lëvizjen popullore Ansarullah, duhet që t'i dorëzojnë armët dhe të tërhiqen nga rajonet që kontrollohet nga ata. Në të kundërtën, përfaqësuesit e delegacionit të Sanas kanë njoftuar se ushtria dhe komiteti popullor i lëvizjes Ansarullah para formimit të qeverisë së re ku të gjitha grupet jemenase duhet të përfshihen në të, nuk do t'i dorëzojnë armët. Arabia Saudite dhe delegacioni i Riadit duhet të përpiqen që në negociatat e paqes të zhvilluara në Kuvajt të arrihet një marrëveshje dhe të mos pengojnë këto negociata.