Komandanti i Hezbollahut Bedrudin: Për çfarë mëkati u vra ai?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i14563-komandanti_i_hezbollahut_bedrudin_për_çfarë_mëkati_u_vra_ai
Le të supozojmë se Hezbullau kishte vrarë një komandant izraelit në kryeqytetin e Jordanisë ose Egjiptit. Duke humbur lirinë e tyre të dezinformimit, frikës dhe standardeve të dyfishta, reagimi zyrtar i Perëndimit do të kishte qenë shumë i madh. Ata shpejt do të bënin thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim vendosjen e sanksioneve kundër Libanit dhe Hezbudllahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2016 18:49 Europe/Tirane
  • Komandanti i Hezbollahut Bedrudin: Për çfarë mëkati u vra ai?

Le të supozojmë se Hezbullau kishte vrarë një komandant izraelit në kryeqytetin e Jordanisë ose Egjiptit. Duke humbur lirinë e tyre të dezinformimit, frikës dhe standardeve të dyfishta, reagimi zyrtar i Perëndimit do të kishte qenë shumë i madh. Ata shpejt do të bënin thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim vendosjen e sanksioneve kundër Libanit dhe Hezbudllahut.

Përmes një deklarate, Hezbullahu deklaroi se Bedrudin, 55 vjeçar, u vra në një sulm në një nga bazat afër aeroportit të Damaskut në Siri. Ai ishte komandant i krahut ushtarak të Hezbullahut që po ndihmon qeverinë siriane në shkatërrimin e grupeve terroriste. Ai gjithashtu drejtoi operacionet ushtarake kundër pushtimit izraelit të Libanit dhe ka qenë objektiv i shpeshtë i përpjekjeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vrarë ose kapur atë. Nuk duhet menduar shumë thellë për të kuptuar se pse në kryeqytetet e vendeve perëndimore zyrtarët nuk kanë drejtuar askund gishtin për vdekjen e tij. Varrosja në propagandë dhe gënjeshtra, ata kanë refuzuar të dënojnë sulmin, ose që autorët e këtij krimi të sillen para drejtësisë.

Le të shfrytëzojmë logjikën rudimentare mbi këtë ushtrim të fuqisë së propagandës dhe frikësimit:

Le të supozojmë se Hezbullau kishte vrarë një komandant izraelit në kryeqytetin e Jordanisë ose Egjiptit. Duke humbur lirinë e tyre të dezinformimit, frikës dhe standardeve të dyfishta, reagimi zyrtar i Perëndimit do të kishte qenë shumë i madh. Ata shpejt do të bënin thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim vendosjen e sanksioneve kundër Libanit dhe Hezbudllahut. Ata më pas do të formonin një "koalicion" për të bombarduar pozicionet e Hezbullahut në Liban dhe Siri sipas një mandati të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Masa tjera "për të luftuar terrorin" do të përfshinin patjetër një vendim të gjykatës që do të lejonte përdorimin e aseteve të sekuestruara nga Banka Qendrore e Iranit për të kompensuar viktimat izraelit nga sulmet terroriste. Mos të harrojmë se ishte ushtria siriane dhe aleatët e saj të përkushtuar siç është Hezbullahu, detyruan ISIS-in të largohet nga shumë rajone të Sirisë. Ishte po ashtu Hezbullahu dhe Irani që para se Rusia të vendoste t'i bashkohej aleancës për luftë kundër terrorizmit, ndihmuan ushtrinë siriane për të parandaluar ekstremistët të fitonin terren, pra të njëjtit terroristë që më 22 mars kryen sulme terroriste në Bruksel, e po ashtu në muajin nëntor përmes akteve terroriste terrorizuan Parisin. Natyrisht për qeveritë perëndimore nuk ishte e mjaftueshme kjo për të dënuar vrasjen e Bedrudin. Ata nuk e shohin këtë veprim të neveritshëm si shkelje e integritetit territorial të një shteti anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përkundrazi, reagimet e tyre si gjithmonë ka qenë hipokrite. Për të kuptuar më mirë këtë hipokrizi, standardi i dyfishtë që është prezent tek mediat perëndimore që kontrollohen nga sionistët, pasqyron faktin se si politikanët perëndimorë i referohen luftës së vazhdueshme në Siri. Ajo çka mungon në tërë këtë problematikë është kryesisht kjo: Asnjë raport mediatik ose koment zyrtar në Perëndim nuk ka pranuar se vrasja e Bedrudin ishte në vetvete një akt terrorist dhe i dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar, e as se vrasja e tij do të ndryshonte balancën e pushtetit në favor të atyre që luftojnë terroristët në Siri, e cila është në të vërtetë vetëm një reagim real për vrasjen e Bedrudin! Sipas një rrëfimi të shkurtër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe homologët e saj të NATO-s kanë deklaruar se janë duke luftuar terrorizmin në Siri. Prandaj, ata duhet të kishin kërkuar nga Bedrudin një aleancë për të kryer një luftë të vërtetë kundër terrorizmit. Në vend të kësaj, ata haptazi apo fshehurazi festojnë vrasjen e tij dhe nuk dënojnë grupet terroriste. Problemi qëndron këtu se ata kanë përcaktuar një grup si të 'moderuar' dhe përmes tyre realizojnë qëllimet e tyre në Siri duke mos ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër grupeve terroriste. Ironi të tilla groteske nuk janë të papritura. Fronti i rezistencës është mësuar me standarde të dyfishta ku Izraeli dhe grupet terroriste veprojnë duke luajtur lojën e Perëndimit. Prandaj nuk është aspak e habitshme që Hezbullahu deklaron se do të vazhdojë rrugën e komandantit Bedrudin. Vdekja e tij do ta shtyjë rezistencën për të luftuar edhe më shumë aparteidin izraelit dhe terrorizmin në Siri.