"Modus operandi": Shpëtimi i vetmi Perëndimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i14713-modus_operandi_shpëtimi_i_vetmi_perëndimit_në_siri
Në bashkëpunim me grupe të ndryshme terroriste, ndryshuesit shkatërrues të pushtetit në Siri, vranë qindra mijëra civilë të pafajshëm dhe detyruan largimin nga shtëpitë e tyre të 10 milionë njerëzve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2016 17:26 Europe/Tirane

Në bashkëpunim me grupe të ndryshme terroriste, ndryshuesit shkatërrues të pushtetit në Siri, vranë qindra mijëra civilë të pafajshëm dhe detyruan largimin nga shtëpitë e tyre të 10 milionë njerëzve.

Realiteti historik është ai se koalicioni NATO-Arab me SHBA e kanë kthyer Sirinë në një shtet të dështuar nga "shqetësimi humanitar", por ky pretendim bie dhe kolonializmi perëndimor edhe njëherë me shtrembërimin e fakteve dëshiron të shpëtojë veten. Në të vërtetë, "ndërhyrja humanitare" në Siri shkon në favor të interesave të imperialistëve, kolonialistëve, ekonomike dhe ideologjikë të shteteve perëndimorë-arabe, maskuar para komunitetit ndërkombëtar si një përpjekje demokratike. Kjo ka shërbyer për ta destabilizuar planetin, çmontuar Sirinë si një shtet unitar dhe për ta rikolonializuar atë me fanatikë "të moderuar", duke përfshirë grupin terrorist ISIS dhe Al Kaedan. Kjo duket e qartë kur interesat e tyre ekonomike (tubacioni i gazit të Katarit në Evropë) dhe veprimet (lufta proksi, sektarizmi dhe ndryshimi i regjimit) në pesë vite ka çuar në një katastrofë të quajtur Siria. Bëhet e qarta se vuajtjet e popullit sirian janë si rezultat i veprimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kompaninë e saj, duke përfshirë miliona refugjatë të cilat janë mbyllur nga shtetet e Bashkimit Evropian. Padyshim, terrorizmi proksi që sot ka okupuar disa rajone në Siri dhe Irak, është prodhim i "demokracisë" perëndimore. Projekti për të kthyer Sirinë në një koloni perëndimore nëpërmjet vrasjeve, terrorizmit, shkatërrimit të pronës publike si dhe akteve tjera të spastrimit etnik, fanatikët " e moderuar" vazhdojnë të marrin trajnime dhe armë nga CIA. Ata financohen nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo tragjedi nuk mjafton dhe situata në Siri nuk përmirësohet kur Grupi i Luftës dhe parnterët e tij në kryerjen e krimeve kanë vendosur të heqin bombën "demokracisë" nëpërmjet ISIS. Numri i civilëve të vdekur është shumë i lartë. Siria dhe vendet e saj fqinje çdo ditë presin refugjatë të cilët ikin si pasojë e dhunës dhe terrorit të përdorur nga grupet terroriste. Edhe pse të gjithë kinse janë të orientuar për të luftuar kundër ISIS, në fakt venet perëndimore dhe arabe e ndihmojnë këtë grup terrorist i cili ka shkatërruar në masë të madhe infrastrukturën e Sirisë dhe shpresën e sirianëve. Si rrjedhojë, procesi i paqes është shembur dhe qeverisja e mirë është një ëndërr e largët. Shkaku i paqes nuk ka përparuar aq shumë, ndërkohë që grupet terroriste kanë përfituar si rezultat i kësaj. Vendimi i qeverisë së SHBA-së për të mbështetur regjimet anti-demokratike arabe dhe të ftojë grupet e "moderuara" terroriste në bisedime ka qenë po ashtu një veprim katastrofik. Këtu, larg nga zhvillimi i një strategjie për ta nxjerrë Sirinë nga lufta, Pentagoni ka deklaruar tashmë se do t'i mbajë trupat e tij në Siri dhe kjo jep një indikacion të qartë se amerikanët do të rifillojnë një rol të ri luftarak që ndikon në mosdhënien fund të dhunës në Siri. Të themi qartë se kjo shkon deri në intervenimin e paligjshëm dhe shmang krijimin e paqes. E njëjta gjë është praktikuar edhe në Irak, Libi dhe Afganistan. Rezultat gjithmonë janë të njëjta: Dhuna e gjerë sektare, terrorizmit, rënia e standardit të jetesës, pakënaqësi e madhe ndaj SHBA dhe NATO nga popullata e targetuar dhe një fitim i paparë i prodhuesve të armëve.